Albspirit

Media/News/Publishing

Shitet shtëpia bashkë me zonjën, ftesa është e hapur edhe për beqarët shqiptarë

Një grua në Xhakartë ka bërë një propozim të padëgjuar më parë. Ajo ka ofruar të shesë shtëpinë e saj për 76 mijë euro, plus një grua brenda. Wina Lia nga Xhakarta u ka ofruar këtë burrave beqarë. Për të gjithë beqarët, përfshi edhe shqiptarët, kjo është një mundësi e artë sepse oferta është më shumë se e arsyeshme. Shtëpia me dy dhoma gjumi në Indonezi, e njohur si qendër e artit dhe kulturës japoneze plus gruaja për vetëm 76 mijë euro, mund të jetë vetëm e juaja. Wina nuk bënte shaka me publikimin e kësaj shpallje, sepse beson se kjo procedurë është tërësisht ligjore. Këtë ofertë të shtëpisë antike në Sleman, 40-vjeçarja e ka publikuar në të gjitha mediat lokale. Ajo fillimisht dëshironte të shiste vetëm shtëpinë, por që nga vitit 2000 ka mbetur e ve, ndërsa për këtë kërkoi që ofertën ta bëjë më interesante.

Please follow and like us: