Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Nga janari të gjitha shërbimet online!

Kryeministri Edi Rama njoftoi mbylljen nga janari 2022 të gjitha sporteleve që shërbimet e tyre i kanë online. Sipas zotit Rama qytetarët nuk do të rrinë të presin nëpër sportele apo të fusin dorën në xhep për të dhënë ryshfet, që të marrin shërbimet, pasi këto të fundit do t’i marrin përmes telefonit.
“Arsyeja e këtyre takimeve është sensibilizimi i qytetarëve për dy risi që sot janë një mundësi shumë e madhe për çdo qytetar që të marrë shërbimet në një kohë të shpejtë pa radhë dhe pa zvarritje dhe pa dalë nga shtëpia në pjesën dërrmuese të tyre por duke përdorur smartfonin dhe kompjuterin për të vënë në lëvizje mekanizmin e ri ligjor.

Përsa i përket shërbimeve bëj me dije se janë mbi 1 mijë shërbime që jepën onlinë përmes platformës E-Albania dhe qytetarët mund t’i bëjnë nga shtëpia. Edhe për kadastrën që është një ndër shërbimet më të kërkuara dhe të përfolura ku nuk është e nevojshme që të shkohet në sportel por të bëhet aplikimi nga telefoni dhe agjensia Shtetërore e kadastrës të japë afatin e duhur. Nuk është më e nevojshme që qytetarët të shkojnë në shumë zyra për të mbushur dosjen me shumë dokumente që kërkohet për një shërbim të caktuar por një gjë e tillë mund të bëhet përmes aplikimit online.

Të gjithë punonjësit e sporteleve do të bëjnë punën pas ekranit të telefonit. Aplikon për një shërbim dhe merr përgjigje dhe në këtë faze një pjesë e madhe e aplikimeve e marrin përgjigjen e drejtpërdrejtë në telefon ose në kompjuter, një pjesë jo. Nëse aplikon për titullin e pronësisë në kadastër, nuk e merr titullin në telefon por duhet që të shkosh ta marrësh. Ne po përpiqemi që jo vetëm aplikimin por edhe marrjen e dokumentit ta marrësh online”, tha zoti Rama  nga Berati në vijim të takimeve për ligjin e ri për bashkëqeverisjen.

Please follow and like us: