Albspirit

Media/News/Publishing

Kliton Nesturi: BUZË LIQENIT TË POGRADECIT

Një djalë ecën buzë liqenit të Pogradecit.
Vështron nga larg
Dashurinë e tij – Të Bukurën e botës
Dhe ecën tutje duke e marrë me vete
Brenda vetes.
…Ecin të dy bashkë,
Krah për krah e të përqafuar
Duke dhuruar puthje
mes vallëzimit të pulëbardhave që enden pranë bregut.
Ecin bashkë, gjithmonë bashkë,
si në ëndërra,
si në përralla,
si në legjenda…
Ajo është E Bukura e botës –
ai njeriu fatlum, ardhur nga trishtimi.
Dashuria e tyre është e madhe,
Dhuratë e Universit a Zotit,
E rrallë, e jashtëzakonëshme,…
Aq sa të gjithë e kanë zili.
Gjithmonë janë bashkë,
Të dashuruar gjithmonë përjetësisht,
Edhe kur çastet dhe njerëzit përreth tyre
përpiqen t’i shkëpusin
prej njëri-tjetrit.
As në përralla nuk ndodh kēshtu,
as në legjenda diçka e tillë
nuk është rrëfyer.
Ata ecin bashkë buzë bregut.
Ai e merr në krah të bukurën e botës
Dhe ajo hedh duart në përqafim…
Ashtu… shkojnë në Drilon
Me zjarrin e dashurisë në çdo hap
Enden mes lliqenit, mjellmave,…
Ulen në bar,…
Përqafuar plot mall e dashuri –
…koha shkon…
Bie shi. Fryn erë.
Një djalë me cigare në buzë
ecën vetëm buzë liqenit.
E Bukura e botës e sheh nga larg…
Tiranë, 22 mars 2021.
Please follow and like us: