Albspirit

Media/News/Publishing

Intervistë me Afërdita Ferracakun/Grimi dhe kujdesi për fytyrën, partnerë për bukurinë

Helena Halilaj

 

Si ka ndryshuar grimi ndër vite?

Ndër vite ka ndryshime të mëdha; patjetër çdo periudhë cilësohet për stilin unik të saj në dukje, në veshje dhe grim. Nëse kthehemi e shikojmë ndër vite çdo gjë e asaj kohe duket e pazakontë për secilin nga ne, por që secili artist shquhej për veçantinë e tij/saj dhe kjo nuk mund të mos iu pëlqej, të cilët i kanë përcjellur dhe vazhdojnë t’i kenë në fokus akoma yjet shqiptare. Ka ndryshime të mëdha në jetën e përditshme, shumë edhe tek të rinjtë. Sigurisht edhe tek personazhet e televizionit, artistët dhe ato e filmave. Grimi ndryshon vazhdimisht.

 

A kemi ngjashmëri me grimin me vendet e huaja?

Kemi më shumë me vendet e Ballkanit, sidomos me Turqinë, por me lëvizjet e shumta të rinisë në Europë kemi filluar të bëjmë grimin më të lehtë, kryesisht në përditshmëri që luan një rol të rëndësishëm sepse na mbulon pak lodhjen, pagjumësinë, etj. Grimi varet nga dhe nga pozioni i punës që ne punojmë ku duhet të jemi të prezantueshëm. Kemi filluar të kemi sigurisht ngjashmëri me grimin e vendeve europiane dhe më gjërë. Lëvizjet sjellin ndryshim gjithmonë.

 

Sa rëndësi ka grimi në përditshmëri?

E rëndësishme është kujdesi për lëkurën, pastrimi në mëngjes dhe darkë si dhe hidratimi i saj me produktet e posaçme. Grimi është edhe individual, është zgjedhje e lirë.

Cili është sekreti i bukurisë së vazhdueshme?

Ushqyerja e fytyrës, trajtimet profesionale, kujdesi i shtuar është i rëndësishëm për të mbajtur të freskët fytyrën. Lëkura kërkon një kujdes të madh për të rezistuar në kohë e freskët. Duhet patjetër të kemi dhe produkte kozmetike të mira, njëkohësisht duhet dhe përdorimi i rregullt i elementëve që ruajnë fytyrën të padëmtuar.

 

Si fitohet suksesi?

Arritja, përpjekjet për të arritur suksesin në shumë raste janë mendore, fizike dhe mbi të gjitha lidhen me pozitivitetin, motivimin dhe vullnetin tuaj për të çuar deri në fund atë që dëshirojmë.

Një grimier i suksesshëm duhet t’i pëlqejë si profesion, të ketë studiuar shumë, rregullat bazë të njohjes së lëkurave, formave të fytyrave, të njohë produktet dhe janë detajet të cilët bëjnë diferencën.

 

A kemi kulturë në grim ne si popull?

Ne si popull e kemi kulturën po nuk e kemi patur të zhvilluar nga regjimi nga ana informative dhe kushtet ekonomike. Në kohët e fundit në Shqipëri janë shumë të avancuar, brezit të ri i sugjerojmë të informohen me shumë dhe të krijojnë me shumë traditë në mirëmbajtje të trupit dhe fytyrës.

 

Sugjerim për brezin e ri?

Hapi kryesor është të kujdesen shumë për lekurën dhe hidratimin e saj, të bëjnë grimin sa më të lehtë; bukuria tek një femër e bukur është thjeshtësia dhe buzëqeshja. Nuk duhet harruar asnjëherë përshtatja e grimit në vendet dhe kohën e duhur. Duhet të ndjekin ritmin e vlerave të tregut, produktet e mira, të informohem dhe lexojnë sa me shumë.

 

Si e përkufizoni bukurinë, një personazh që personifikon bukurinë e plotë, të mirëfilltë?

Personazhi ikonë mendoj që është Merlin Monro e cila me natyralitetin dhe buzëqeshjen e saj ka bërë për vete të gjithë Amerikën. Bukuria lidhet me genin, me kujdesin dhe me natyralitetin. Bukuria është e ndryshme, gratë janë të bukura në stilin e tyre, veshjen, performancën, sigurinë dhe dukjen. Bukuria është magji e mbledhur nga shumë elementë. Ne i shërbejmë të bukurës dhe punojmë për të çdo ditë. Puna është investimi më i madh edhe kur bëhet fjalë për të bukurën, duhet ta mbajmë bukurinë e shëndetshme dhe jetëgjatë. Grimi dhe kujdesi për fytyrën janë partnerë për bukurinë.

Please follow and like us: