Albspirit

Media/News/Publishing

Varhelyi: BE mbështet nismën, por duhen të gjitha shtetet

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi përcolli mesazhin se është krah kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në këtë nismë të “Ballkanit të Hapur”.

“Mund të më përfshini si mbështetës të Ballkanit të hapur”, tha Varhelyi në videomesazh në tryezën e samitit “Ballkani i Hapur” që po mbahet në Tiranë.

Edhe Brukseli ka përcjellë mesazhin se çdo bashkëpunim rajonal jo vetëm është i mirëpritur por është në të mirë të të dyja palëve që do të thotë në të mirë të Ballkanit dhe BE prandaj Varhelyi ftoi tre partnerët e tjerë, Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjen të jenë pjesë e kësaj nisme.

“Ne po ofrojmë investim për së paku 1/3 e PBB të gjithë rajonit por kjo do të funksionojë nëse të gjithë ju do të merrni pjesë”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Komisionerit

Për të qenë i ndershëm kam qenë gjithmonë i prirur shumë pozitivisht ndaj këtij propozimi. Së pari u quajt minishengen, më pas u përpoqem brenda procesit të Berlinit dhe krijuam tregun e përbashkët rajonal por për fat të keq me disa zgjedhje në rajon kjo nismë u la mënjanë. E konsideroj një zëvendëse derisa të gjithë të jenë rreth tryezës.

Ky është përfundim. Vijoni ta nxisni këtë nismë sepse rajoni kërkon të jetë një i tërë, sa i takon ekonomisë, shoqërisë. Rajoni kërkon të jetë bashkë siç jemi ne në BE.

Admiroj faktin sa fort e ndjeni këtë nismë. Pikësëpari ka qenë nismë që vjen nga Ballkani.

Nuk është BE që doli me këtë nismë, por ka ardhur prej jush , prej 3 aktorëve që shoh rreth tryezës dhe ju vazhduat të shtynit përpara edhe kur ne nuk arritëm që të tërhiqnim pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve të Ballkanit Perëndimor sepse ju e kuptuat rëndësinë e integrimit rajonal dhe sidomos mënyrën në të cilën kjo është në gjëndje të ndryshojë jetën e qytetarëve tuaj dhe të përshpejtojë integrimin ekonomik në BE

Ky është mesazhi më i mirë që rajoni mund të përçojë. Jo vetëm është gati për bashkëpunim rajonal por dhe po e bën.

Mund të më përfshini si mbështetës të Ballkanit të hapur.

Me përfundimet e miratuara në kuadër të procesit të zgjerimit kemi përfshirë dhe një mesazh shumë të qartë.

Ne mendojmë që në bazë të vlerave të BE-së çdo bashkëpunim rajonal jo vetëm është i mirëpritur por është në të mirë të të dyja palëve që do të thotë në të mirë të Ballkanit dhe BE-së. Do të isht ideale që të gjehej një mënyrë për të kthyer në tregun e përbashkët rajonal. Megjithatë e kuptoj që ju doni të ecni derisa kjo të ndodhë.

Ftoj tre partnerët e tjerë ti kthehen këtij bashkëpunimi rajonal. Jo vetëm shton mundësitë për bizneset, është në të mirë të konsumatorëve, ofron shtim të punësimit dhe mund të ndryshojë realtetet në terren.

Dh realitetet në terren janë shumë të zymta. Nëse ka dicka që dua tju citoj zoti Rama është se vetëm përmes bërjes konkrete të tregut të përbashkët rajonal Ballkani mund të shtojë 1/3 rritjen e PBB ekzistuese.

2/3 e mbetura të rritura, ose pjesa tjetër mund të arrihet përmes një përplotësuesi thelbësor që është plani ekonomik i investimeve që është dicka me të cilën BE ka dalë dhe ofruar.

Ky plan mbështetet në ekzistencën e një tregu të përbashkët rajonal sepse nuk ka kuptim të krijojmë një klimë investimi nëse ju nuk njihni çertifikatat dhe diplomat e njëri tjerit, nëse burokracia vihet apo i kundërvihet qarkullimit të lirë të shërbimeve apo lëvizjes së kapitaleve.

Gjatë krizës së covid bëtë të ditur çfarë ndryshimi mund të bëhet.

Ju të tre vazhdoni dhe duhet të vazhdoni dhe shpresogfj që të tre të tjerët të bashkohen shumë shpejt sepse pa këtë plani ekonomik i investimeve nuk do të jetë në gjëndje tju sjellë përfitime e të nxisë deri në atë nivel që ka për qëllim të sjellë në rajon.

Ne po ofrojmë investim për së paku 1/3 e PBB të gjithë rajonit por kjo do të funksionojë nëse të gjithë ju do të merrni pjesë.

Mirëpres dhe faktin që po punoni me partnerët tanë në CEFTA. Është shumë me rëndësi ti tregojmë botës se kur angazhoheni ju bëni atë që thoni, dhe ju jepni rezultate dhe ne jemi gati të ndihmojmë që këot rezultate të jenë të shpejta.

Dhe aty ku bashkëpunimi rajonal funkisonon plani ekonomik i investimeve do të japë shumë më tepër rezultate sesa në ato vende që nuk funksionon.

E kuptoj dëshpërimin e Zaev, mos harroni se keni bërë progres në procesin e zgjerimit, kemi hapur kapituj me Serbinë he kemi parë pjesë të metodologjisë me Malin e Zi, megjithatë nuk e fsheh keqardhjen time për faktin që ende nuk e kemi mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Duhet ti mbajmë shumë shpejt. Shenja e parë që duhet të shohim është se kemi angazhim të qartë nga ana e BE-së se kjo gjë të ndodhë.

Ka ardhur koha që kjo të ndodhë dhe të sjellim në tryezë të gjithë marrëveshjet.

Please follow and like us: