Albspirit

Media/News/Publishing

Pagesa që mbajnë erë/Edhe ti Knut? Ja sa paguhet këshilltari i kryeparlamentares së vendit më të varfër

Ka edhe të huaj që marrin paga këtu. Prej muajit maj të vitit të kaluar, ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, është emëruar Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit, aso kohe të kryeparlamentarit Ruçi, post që vijon ta mbajë edhe me Lindita Nikollën.

Po ndërsa emërimi i tij, u bë publik asokohe në media, skandali me publikimin e pagave, nxori në pah sa paguhet ai nga shteti shqiptar.

Kështu ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, paguhet 153,300.00 në pozicionin e këshilltarit të kryetarit të Kuvendit.

https://www.noa.al/lajmi/2021/12/2287155.html

Please follow and like us: