Albspirit

Media/News/Publishing

Tony Blair: Ju që nuk vaksinoheni, jeni më të çmendur se konspiracionistët dhe delirantët

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka bërë një deklaratë të fortë për personat që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19.

“Personat e pavaksinuar që nuk kanë arsye mjekësore për të shmangur marrjen e vaksinës Covid-19 janë idiotë”, ka thënë ish-kryeministri britanik.

Megjithatë ai tha se njerëzit duhet të binden e argumente dhe fakte që të vaksinohen në vend që të goditen me masa “të rënda”.

“Sinqerisht, nëse nuk je i vaksinuar për momentin dhe nuk ke arsye shëndetësore për të mos u vaksinuar, nuk jen thjesht i papërgjegjshëm. Dua të them, je idiot”, tha zoti Blair për Times Radio.

“Më vjen keq, dua të them, domethënë, me të vërtetë, ju jeni idiotë. Varianti Omicron është shumë ngjitës, nëse nuk jeni të vaksinuar dhe dilni lirshëm, duhet të vaksinoheni”, tha ish-kryeministri.

Rreth pesë milionë njerëz janë të pavaksinuar në MB.

Please follow and like us: