Albspirit

Media/News/Publishing

ÇMIMI “BYLBYL BREÇANI” PËR VETERANËT E BETEJËS SË KOSHARES

Nga RALI LURA
“Gazeta e Alpeve”-gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike (Shqipëri- Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës-Sanxhak e Nish-Maqedoni e Veriut), prej Dhjetorit 2021,ka themeluar Çmimin “Bylbyl BREÇANI”, ne nderim te Heroit Kombetar të Betejës së Koshares e Luftës së Kosovës.
.
Drejtori i “Gazeta e Alpeve” për Kosovën, Halil AHMETI- Veteran i UÇK, ish deputet në Kuendin e Kosovës, e lexoi Motivacionin e Çmimit “Bylbyl BREÇANI” dhe ia dorëzoi atë në mënyrë ceremoniale në Tropojë, Z. Agron JUSUFI- Kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës të Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Betejës së Koshares.
Nderonin me praninë e tyre: Z. Rexh BYBERI – kryetar i Bashkisë së Tropojë; Gjeneral Rrustem Berisha- ish Minister i Mbrojtjes së Kosovës; Gjeneral Anton Quni – ish Minister i Mbrojtjes së Kosovës; Gjeneral Fadil Hadergjonaj i Luftës së Kosovës; kolonel Feriz Trezhnjeva- ndër komandantët e Betejës së Koshares dhe ish Këshilltar i lartë i MM të Kosovës, motra e vëllezër dhe të afërm të Bylbyl Breçanit – Hero i Kombit, Z., Lulzim Logu – Kryetar i Klubit të Shkrimtarëve e Artistëve të Tropojës, Nuredein Seci – Mjeshter i Merituar i Sportit – i ardhun nga Amerika dhe të tjerë.
Please follow and like us: