Albspirit

Media/News/Publishing

Një shekull dashuri/Kënga e mrekullueshme për Nënë Terezën!

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! promovoi një këngë kushtuar bamirëses me famë botërore. Promovimi i këngës dhe videospotit për këngën “Një shekull dashuri” u bë me prezencën e të gjithë këngëtarëve në Caffe Exclusive, te Sheshi Skënderbeu, tek Çarshia e Vjetër në Shkup. Kënga këndohet nga këngëtarët e mirënjohur Adrian Gaxha, Leonora PoloskaSelami Kolonja, Besiana Mehmedi, Mustafa Ymeri, Laura Krliu, Berkan dhe Valon Suma.

 

Please follow and like us: