Albspirit

Media/News/Publishing

Problematikat e mprehta të Thethit që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme

 

Vjollca Kinkaj Muçaj

Një panoramë e përgjithshme e Thethit

 

Thethi ndodhet rreth 70 km larg Shkodrës, në zemrën e Alpeve shqiptare. Për vlerat e tij klimaterike dhe atë të biodiversitetit, Thethi është shpallur Park Kombëtar, i cili është gjithashtu edhe pjesë e projektit të përbashkët të “Parkut të Paqes”, që përfshin një rajon ndërkufitar të “Bjeshkëve të Namuna” midis tre shteteve: Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Sipërfaqja e parkut kombëtar përfshin një areal prej 2 630 hektarësh dhe shtrihet në një lartësi prej 600 – 2 570 metra mbi nivelin e detit. Këtu ka një mbulesë të dendur pemësh ku 90% përfaqësohet nga pyjet e dendura të ahut, por dhe panjë, frashër, shkozë etj.

Fauna e parkut përbëhet nga 50 lloje shpendësh, 10 lloje reptilësh dhe 8 lloje amfibësh. Këtu gjenden edhe lloje të ndryshme qukapikësh, shqiponja e artë, salamandra alpine, si dhe një shumëllojshmëri fluturash shumëngjyrëshe. Në ujërat e lumit Shalë që gjarpëron në mes të Thethit, gjendet edhe trofta e mermertë.

Thethi ka pamjen e një pellgu 800 metra mbi nivelin e detit. Ai është i vendosur midis një kurore majash të thepisura, si: Radohima, Maja e Arapit, Maja e Alisë, që spikatin për bukuritë e rralla në të gjithë Alpet. Përmes fshatit rrjedh lumi i Shalës, me ujin e tij të bollshëm, të rrëmbyeshëm, të pastër si kristali e të ftohtë si akulli. Nga malet zbresin zhurmshëm e me furi katarakte e ujëvara.

Këtu gjendet edhe “kulla e ngujimit”, element ky epik i jetesës shqiptare ku gjatë periudhës së gjakmarrjes strehohej gjakësi. Kjo kullë është sot monument kulture

Kuzhina tradicionale e Thethit përbëhet nga “ferliku” (mish i pjekur), gatimi i troftës së përroit të Thethit, si dhe nënproduktet e qumështit (djathrat e ndryshëm, gjiza, kosi i freskët, etj).

Në Theth mund të organizohen aktivitete të shumta në natyrë, si: ngjitjet malore, speleologjia (turizmi i shpellave), kajakët në përroin e Thethit, peshkimi sportiv malor, sportet dimërore në shpatet natyrore me dëborë, biçikleta malore, etj.

Një nga pikat piktoreske në këtë mrekulli natyrore është Vorri i Riecit, një pikë nga e cila vihesh përballë Okolit, Qafës së Pejës dhe ku majtas ngrihet madhështore kalaja natyrore dhe Shtegu i Dhënve apo dhe Bregu i Bubës, sipër lagjes Gjelaj.

Këto resurse i dallon çdo vizitor sa lë Grykën e Ndërlysës dhe ballafaqohet me mrekullinë e kanionit të Grunasit që është rreth 2 km i gjatë, 40 deri 60 m i thellë dhe vetëm 2- 3 metra i gjerë.

Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, si Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj janë të veçanta. Një bukuri natyrore të bjeshkëve të veriut shpalos në këtë zonë Ujëvara e Thethit me 25 m lartësi, ku së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës formojnë një nga vendet më interesante për t’u vizituar.

Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimi i lumit të Shalës në Okol, burimet e të cilit nxjerrin 2,5 – 3 m kub ujë, që vë në punë një hidrocentral të vogël dhe 12 mullinj që shërbejnë për ujë të pijshëm, cilësia dhe pastërtia e të cilit është për t’u admiruar.

Thethi është park kombëtar që nga viti 1966. Lumi i Shalës që buron në Okol shquhet për peshkun karakteristik: troftën pikaloshe e kryemadhe, pa harruar edhe liqenin e akullt të Tërthores ku gjendet peshku triton alpin dhe shumë lloje të tjera.

 

 

Ligji Nr.81/2017, ”Për zonat e mbrojtura…”, neni 2,3  pika 17,6

 

Neni 7. Zonat e mbrojtura mjedisore në territorin e RSH janë pasuri kombetare.

Neni 8. Format e administrimit/menaxhimit të zonave të mbrojtura.

VO: Thethi është shpallur Park Kombëtar. Në ligjin e mësipërm neni 16 përcaktohet qartë konceptimi i parkut kombëtar.

Neni 40. Bashkitë zbatojnë kërkesat e këtij ligji dhe të ligjeve organike në lidhje me zonat e mbrojtura brenda territorit administrativ ku ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

 

Kreu VIII. Menaxhimi financiar

 

>Në faqen e Bashkisë Shkodër tek Projekt/zhvillimi, përshkruhet rruga që lidh Thethin me Qafë Thorën, Bogën dhe Shkodrën në një gjatësi 6 km. Sipas Bashkisë rruga do të jetë 4.75 m e gjerë dhe në tre pikat e rrezikshme do të bëhen tunele. Ky është projekt i Bankës Botërore në kuadër të programit ”Lidhja e rrugëve Rajonale dhe Rurale”.

Vlera 736,307,708 lekë.

Afati 2018-2022.

Vizitorë që vizitojnë Thethin variojne deri në 40.000.

Po të shikosh në buxhetin e vitit 2021, 2022, 2023 nuk ka pasqyra dhe të dhëna se sa do të investohet në këtë zonë.

Në buxhetin e bashkisë (referuar faqes të bashkisë Shkodër) tek buxheti mbi turizmin shikojmë vetëm një projekt dhe konkretisht Festa e Thethit.

Zërat:

  • Organizimi i festës.
  • Lajmërime dhe botime promocionale për festën.
  • Program artistik.
  • Shpenzime logjistike për ngritjen e funksionimin e panairit.
  • Pjesëmarrjen e operatorëve turistikë vendas dhe të rajonit.

Shuma e ketij aktiviteti per vitin 2021,2022,2023 eshte ne vlere te barabarte 500 mije leke.

Me të drejtë lind pyetja: Turizmi, festa dhe çdo gjë që lidhet me turizmin në Theth dhe jo vetëm për tre vjet do të mbetet në ato përmasa? Meqë buxheti është i njëjtë për tre vite planifikim?

Në gjatësine e guidës në Theth mungonin shenjat e sinjalistikës apo legjenda treguese. Kishte vetëm shenjat ndërkombëtare të lyera me bojë nëpër gurët ngjitës sidomos rrugës për tek ujvare vendosur nga të huajtë dhe me duket GIZ.

Po sipas faqes së Bashkisë Shkodër, Njësia Administrative Shalë ka 5934 banorë me 1972 familje.

Në bazë të organizimit të brendshëm, ligjeve të funksionimit të pushtetit vendor një bashki vjel taksa e tatime dhe në bazë të tyre përcakton dhe investimet që do të kryhen. I trajtojmë me rradhë disa nga taksat më tepër për të nxjerrë problematikat që mbart kjo zonë.

  • Taksa e banimit

Në këtë zonë shtëpinë e banimit janë pa dokumentet hipotekorë. Pra lind pyetja si i vjel Bashkia këtë taksë? Dhe si i planifikon si të hyra në buxhetin e saj?

  • Taksa mbi tokën bujqësore

“Tokë bujqësore është toka e përcaktuar si e tillë në rregistrin e zyrave të rregjistrimit të pasurisë”. Po Shala? Niveli i taksës mbi tokën bujqësore caktohet në lekë/ha

  • Taksa mbi truallin

Individi lekë/m2/vit: 0,42  niveli i taksës.

Biznesi lekë/m2/vit: 18 niveli i taksës.

  • Taksa e fjetjes në hotel
  • Taksë tabele
  • Taksë pastrimit dhe e largimit të mbeturinave

Shala: 1,450 lekë/familje/vit.

Biznesi i vogël: 8,000 lekë.

Biznesi i madh: 33,000 lekë.

Në faqen e bashkise ka dhe taksa dhe tarifa të tjera që janë të parashkruara, por zgjatja që i bëra pasqyrës së taksave dhe tatimeve ka të bëjë me faktin që planet e njësia administrative në këtë rast të Shkodës që mbulon dhe zonën e Shalës ku perfshihet Thethi janë jo reale, vetëm për të dorëzuar një kopje në ministri të parealizuara dhe mungesë në buxhetin e bashkisë dhe për rrjedhojë e mos investimit dhe zhvillimit të zonës.

Shqetësimi më i madh dhe që nuk ka gjetur zgjidhje deri tani është pajisja me dokumenta hipotekorë mbi banesat dhe truallin.

Në bisedat e bëra me banorë të zonës, më theksuan që janë banorë mbi 300, 200 apo 100 vjet me gjyshër e stërgjyshër në trojet e të parëve të tyre dhe janë pa dokumetat e pronësisë. Po sipas banorëve mbas ndërrimit të formës të pushtetit, tokat janë ndarë sipas kufinjëve të vjetër, por disa dhe sipas ligjit 7501. Disa banorë u shprehën (ato që kishin pasur mundësi të kishin një info pak më të zgjeruar) që kanë bërë kërkesën tash 2(dy) vjet në Bashkinë e Shkodrës për të proceduar më tej me problemet e pronësisë.

Thethi si Park Kombëtar, me bukuritë magjepse natyrore, resurset që të ofron, bujarisë, mikpritjes ka problematikat e veta që kërkojnë ndërhyrjet e pushtetit vendor dhe shtetëror.

Të gjitha çfarë përshkrova më sipër janë të lidhura me zgjidhjen e problemit të pronësisë.

Nëse një biznes apo familjar që do të bëjë turizëm të zhvillojë ekonominë individuale dhe normalisht të zonës për të thithur sa më shumë turistë dhe normal të ardhura, duhet të ketë të zgjidhur problemin e pronësisë. Për të aplikuar për leje ndërtimi për ndërtimin e një bujtine, një lokali, një kampingu duhen dokumentat e pronësisë, për të marrë një kredi në mbështetje të zhvillimit të aktivitetit duhen dokumentat e pronësisë.

Të mos harroj që nuk ishin të pakta rastet e procedimit (me përzgjedhje) për ndërtimet pa leje. Gjithashtu mbetej problem dhe faturimi i OSHEE dhe ujit, pasi shumë familje nuk rezultojnë aty dhe faturat ishin në vlera marramendëse.

Në bazë të ligjit të miratuar… VENDIM Nr. 827, datë 30.9.2020 PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË HOLLËSISHME PËR MIRATIMIN E DOKUMENTIT TË PRONËSISË, TË OBJEKTEVE PA TITULL PRONËSIE, TROJEVE TË TYRE FUNKSIONALE DHE TË OBORREVE NË PËRDORIM dhe te ligjit te miratuar… Nr. 20/2020 PËR PËRFUNDIMIN E PROCESEVE KALIMTARE TË PRONËSISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Ligji 20/2020 përcakton procedurat dhe organin shtetëror përgjegjës për përfundimin e proceseve kalimtare administrativo-ligjore, të regjistrimit të titujve të pronësisë për pasuritë e paluajtshme në pronësi shtetërore dhe private në Republikën e Shqipërisë, si dhe të inventarizimit, transferimit, trajtimit dhe regjistrimit përfundimtar të tyre.

Po kështu VKM nr 1180,dt 24.12.2020,VKM nr 1040,dt 25.11.2020,VKM nr 1182,dt 24.12.2020.

Pra tashmë ka një bazë të gjerë ligjore që institucionet e përcaktuara mirë në këto VKM mundet të bëjnë zbatimin e tyre.

Problemi i sistemimit të pronave në zonën e Shalës dhe konkretisht të Thethit mbeten problem i madh që kërkon një zgjidhje nëse duam zhvillimin e turizmit, uljen e numrit të panunësisë në zonat rurale, rritjen e buxhetit të bashkive etj.

Në vija të përgjithshme ishte një përshkrim mbi resurset që ofron kjo zonë dhe problematikat që kërkojnë zgjidhje.

 

Please follow and like us: