Albspirit

Media/News/Publishing

Vjollca Kinkaj Muçaj dhe libri i saj i parë “Së bashku në kuzhinë”

Sapo ka dalë nga shtypi libri i parë i Vjollca Kinkaj Muçaj “Së bashku në kuzhinë”. Libri ndahet në tetë kapituj dhe konkretisht:

  • Llojet e salcave
  • Sallatat
  • Supërat
  • Brumërat
  • Mishërat
  • Peshqiit
  • Perimet
  • Recetat e Nanë Xhijes

Autorja e nis librin me një përkushtim për nënën e vet, por edhe me një falenderim për djemtë e saj, për mbesën, për një grup shoqesh që e kanë këshilluar e nxitur si dhe për televizionin ‘Top Channel’ që e ka bërë pjesë të emisioneve të saj.

Natyrisht se ky nuk është botimi i vetëm për kuzhinën, por autorja bën kujdes të sjellë një mori recetash të gatimeve tradicionale, të cilat mund të aplikohen në çdo mjedis familjar, në të gjitha skajet e vendit.

Me një paraqitje të bukur estetike, me një gjuhë konçize dhe me një larmi të madhe të gatimeve, libri i shërben jo vetëm profesionistëve, por edhe të tjerëve që e kanë pasion kuzhinën për t’u ushqyer dhe jetuar shëndetshëm.

Zhvillimi i sektorit të turizmit, madje edhe në zona të thella piktoreske detyron shumë familjarë që t’i përkushtohen këtij sektori dhe libri është një ndihmesë për çdo familje që pret turistë vendas dhe të huaj, që janë gjithë e më të pranishëm në mjediset tona të mrekullueshme.

Të interesuarit për librin mund të kontaktojnë me autoren në këtë numër kontakti: 0692084524.

Please follow and like us: