Albspirit

Media/News/Publishing

Lulzim Tafa: In memoriam, Basri Çapriqi!

DRITAREN LËRE HAPUR
Dritaren lëre hapur dritaren lëre
se ti je i vdekur në ushtrinë që marshon nga qielli
mbylle derën mbylle
mos të dalin bishat dhe njerëzit.
Janë këto vargje të shkëputura nga poezia “Dritaren lëre hapur”, të poetit Basri Çapriqi. Sot u bënë katër vite që kur ai iku në amshim, ndërsa ne miqtë e tij ende e kemi vështirë të bindemi se ai nuk është më në mesin tonë. Përditë flasim për të, sikur ai të ishte ende me ne. Çapriqi ishte shok i mirë dhe poet i jashtëzakonshëm.
Nganjëherë më duket e padrejtë, sa kënd e përpiu kjo tokë.
Please follow and like us: