Albspirit

Media/News/Publishing

Gjelok Marko: Edvin Rama, shqiptar apo antishqiptar?

Antishqiptarizmi është një fenomen real me rrënjët që në historinë e hershme. Luftrat e popullit tonë, qëndresa e patembur kundër perandorive ka sjellë si pasojë krijimin një reagim eksrem antishqiptar. Dëshmi për këtë ka që në kohën e luftrave të Ilirëve kundër Perandorisë Romake e në vazhdim. Qëndresa e Gjergj Kastriotit kundër dyndjes Otomane në kohën kur Serbia bënte me ta krushqira e aleanca vllazërore, solli një valë të re antishqiptarie. Në të gjitha xhamitë e Perandorisë Otomane mallkohej sistematikisht populli shqiptar, pena e shkruesve dhe historianëve perandorakë nxirrte nga koshi i plehrave të historisë helme e mashtrime të vjetra e të harruara të perandorive paraardhëse, krijonte e stiste mashtrime e trillime të reja. Kjo propagandë mbështetej edhe nga qendra e Kishës Ortodokse e cila mbeti në Konstandinopojën e pushtuar, në Istambulin e Perandorisë Otomane. Që të siguronte favorin e Sulltanëve, qendra e Kishës Ortodokse duhej të tregohej edhe më antishqiptare se nëpunësit e historianët më të zellshëm që ishin në shërbim të Perandorisë. Aq më tepër që priftërinjtë, personat në drejtim të kësaj kishe vinin shpesh nga Serbia e popullsi të tjera që kishin urrejtjet e armiqësitë e tyre të vjetra me shqiptarët. Dhe kjo traditë armiqësie vazhdoi gjatë gjithë kohës. Sa herë që në territorin shqiptar lulëzonte kultura, sidomos në qendrat e krishtera, Kisha Ortodokse me qendër në Istambul e kujtonte administratën perandorake për kohën e Gjergj Kastriotit, Skëndërbeut dhe këto qëndra shkatërroheshin, siç ishte rasti i Voskopjës shkatërrimi i së cilës u nxit nga klani grek, etj. Dhe nga ana e saj Porta e Lartë favorizonte serbët e grekët dhe kështu regullonte marrëdhëniet diplomatike me Perandorinë Ruse që mbështeste fuqimisht këto shtete. Shqiptarët nuk patën kurrë një mbështetje të tillë. Me t’u krijuar shtetet e pavarura Greke e Serbe vazhduan traditën e sulltanëve Murat i dytë dhe Mehmet i dytë. Kishat Ortodokse Greke e Serbe mallkonin shqiptarët e gjuhën shqipe, kurse institucionet shtetërore e “shkencëtarët e studiuesit” e tyre propagandonin se shqiptarët na qënkan një popull inferior shumë afër majmunit. Ata madje kanë bisht. Antishqiptarizmi mori përmasa demoniake dhe si pasojë e propagandës e sidomos mbështetjes e argumentave të kishave të rreme u bë një opium e drogë që helmoi e helmon edhe sot shumë vetë. Personat e helmuar nga antishqiptarizmi ashtu si edhe nazistët dikur, kanë treguar se janë të aftë për çdo krim, nuk pranojnë asnjë argument, nuk mund të preken as nga ndjenjat njerëzore e as nga argumentat e qarta e të pastra të logjikës. Teoria që shqiptarët janë njerëz me bisht u mësohej jo vetëm nxënësve të shkollave në Serbi e Gerqi, po madje këta “shkencëtarë e studiues” e propagandonin këtë për vite me radhë në konferenca e takime ndërkombëtare, derisa për hir të reagimeve të studiuesve ndërkombëtarë u detyruan të tërhiqen. Si pasojë e politikës antishqiptare të Perandorisë Otomane shqiptarët jo vetëm që ndaloheshin të kishin shkollat e tyre në gjuhën shqipe, po edhe ishin të detyruar që të shkoni në shkolla greke e serbe. Propaganda antishqiptare në shkollat ku shqiptarët ishin të detyruar të mësonin në gjuhën greke e serbe apo dhe bullgare ishte më intensive e më e egër se kudo. Dhe për fat të keq shumë shqiptarë të ndodhur para presionit të Perandorisë Otomane nga njëra anë dhe nga ana tjetër përballë presionit të kishës dhe të propagandës serbo-greke u asimiluan. Madje është një fakt i dhimbshëm historik që disa nga këta nxënës shqiptarë të shkollave greke e serbe u bënë më antishqiptarë se vetë mësuesit e tyre që ishin të zgjedhur si misionarë të antishqiptarismit. Si shembull për këtë po përmendim gjeneralin famëkeq Npolon Zervas. Megjithatë mrekullia ndodhi. Shqipëria e populli shqiptar mbijetoi. Zoti vetë e ruajti popullin e identitetin shqiptar. Atë që e mbron e bekon Zoti nuk e prek mallkimi i Shejtanit! Përkundrazi Zoti e kthen mallkimin në bekim! Megjithatë nuk duhet t’i harrojmë mësimet e historisë. Fakt është që antishqiptaria e shqiptarëve renegatë e ka dëmtuar popullin tonë më tepër se vetë armiqtë. Këtë e shohim gjatë gjithë historisë. Këtë e shohim qartë te të gjithë renegatët duke filluar nga Ballaban Pasha deri te Napolon Zervas. Prandaj le t’i analizojmë me kujdes personat që na drejtojnë, le të analizojmë konkretisht Edvin Ramën: Para disa muajsh na ftoi në Korçë Goran Bregoviçin. Shtrohet pyetja e ftoi që të krijohet pajtim midis shqiptarëve e serbëve apo desh të shkaktonte përçarje e deri në vëllavrasje midis banorëve Ortodoksë të Korçës dhe Kosovarëve? A ishte legjitime që meqë Aleksandër Vuçiçi po shkonte drejt Elbasanit duhej të mbulohej monumenti i Adem Jasharit? Jemi dakort që marrëdhënia me Turqinë duhet të rritet e të forcohet, po a duhet të ndodhte ajo vizitë e aktivitetet që e pasuan pikërisht në datën e 17 Janarit? A u zgjodh kjo datë për të forcuar vllazërinë me popullin turk apo u zgjodh për të përçarë shqiptarët; ashtu si dhe vizita e Goran Bregoviçit, etj, etj. Është legjitime që pas këtyre fakteve, dhe shumë të tjerave që nuk i kemi përmendur, të shtrojmë pyetjen: A mos Edvin Rama dikur, diku është helmuar nga Antishqiptarizmi? Fakte nuk duam të japim më, se faktet dihen. As me konkluzione nuk po dalim sepse në bazë të fakteve kushdo është i aftë të nxjerrë vetë konkluzionin. Vetëm një gjë duhet të harrojmë, historia na thotë qartë: Antishqiptarizmi i shqiptarëve është më i egër. Gjithmonë antishqiptarizmi i tradhëtarëve shqiptarë na ka kushtuar më shumë dëme më shumë e gjak se armiqësia e armiqve më të egër!

Please follow and like us: