Albspirit

Media/News/Publishing

Gjergji Mihallari: Për mall u bëmë…

Për mall u bëmë
Sikur një shekull ka shkuar
Harroj se koha vetëm tretet
Dhe lë hirin e përvëluar…
Për mall u bëmë
U bëmë më keq se eremitët
Tespiet numërohen në gishta pleqsh
Pa mundur të numërohen ditët
Sa herë perëndon një hënë
E aq sa herë ka lindur dielli
Më duket se s’ka asnjë ndryshim
Për mallin që si njollë ngeli…
Please follow and like us: