Albspirit

Media/News/Publishing

Oana Glasu: Poetja me ndjeshmëri të rrallë

Kohët e fundit e zbulova me një gëzim të madh, Tatiana Ernuteanu, një poete me një ndjeshmëri që rrallë haset në një botë krijimi, e cila duhet t’u qëndrojë besnike vlerave për gjithçka që do të thotë art. Dhe gëzimet, sidomos të këtij lloji, i ndaj gjithmonë me miqtë shqiptarë!
I kreha flokët
dhe
të përfola të martën
nuk ke qenë prezent
ashtu siç të kam dashur
sa ushtrime
kërkon një gjuhë në të cilën
s’ka asnjë shenjë për të justifikuar
një mundësi
dhe megjithatë rri e veshur
me pardesy duke pritur
e di që po i çon sendet e gjetura në polici, ndihmon të moshuarit dhe zhdukesh
në mënyre fisnike
kafsha ime shtëpiake
jam unë
çfarë mund të të kërkoj
nga këtu
e mbuluar me pasiguri dhe pardesy
një grua i zgjati duart mbi akull
një grua bën mister
unë i jap forcë
ende dy stacione të tjera, një doganë, disa rrugë të shkurtra, një sanduiç i ftohtë
stina e kalit të detit në këmbë
nga periferia dëgjohet e qeshura e virgjëreshave të shthurura
Please follow and like us: