Albspirit

Media/News/Publishing

Odise Kote: Ç’TË MBJELL PËR TY…?

Ç’të mbjell për ty në tokën pakufi të metaforës?
Fjalë të kripura deti, pjekur në diellin e jugut përvëlonjës.
Je shpirt lumi i rrëmbyeshëm, brinjëve të nëntokës,
uji i kristaltë, e qeshur prilli, thellë, majës së lartë të dëborës…
Ç’të mbjell për ty…? Ti je e vetëmjaftueshme…!
Please follow and like us: