Albspirit

Media/News/Publishing

Altin Sh. Kajtazi: MIRËMËNGJESI VEÇ PËR TY

Mirëmëngjesi të shkrova
sa herë e sa herë
puthjet me pështymë a mi kujton?
sa herë e sa herë
dua t’marr n’krahë në ftohtin e pafund
sa herë e sa herë
në mos ty, s’kam tjetër
malli e ka kapur sevdanë
këtë herë, këtë herë!
E kam urdhëruar gojën që fjalën mirëmëngjesi
kam më ta than veç ty
sa herë e sa herë
unë po zgjohem pa fjalën mirëmëngjesi
sa herë e sa herë
ty s’di fjalën si ta thanë
heshtur rri po më uzdajë
t’gjitha fjalët që i nisi t’i shkruaj lidhen më ty
gjithë herë, gjithë herë!
24.01.2022
Please follow and like us: