Albspirit

Media/News/Publishing

Bien kërkesat për azil nga shqiptarët

Ndonëse mbeten ende të larta, kërkesat e shqiptarëve për azil në vendet e Bashkimit Europian kanë pësuar një rënie. Të dhënat e publikuara nga Agjencia për Azil e Bashkimit Europian për muajin Nëntor të vitit të kaluar tregojnë se 1200 shtetas nga Shqipëria kanë aplikuar për azil në një nga vendet e unionit.

Një shifër kjo konsiderueshëm më e ulët krahasuar me të dhënat e Shtatorit të vitit të kaluar kur u regjistruan mbi 2 mijë aplikime. Gjithsesi Shqipëria vijon të mbajë vendin e parë në rajon sa i përket azilkërkuesve.

Sipas Agjencisë Europiane për Azil, pas Shqipërisë me 1100 aplikime gjatë një muaji, vjen Maqedonia e Veriut me afro 1 mijë aplikime, e ndjekur nga Serbia me 405, Bosnjë-Hercegovina 349, Kosova me mbi 200 dhe Mali i Zi 77 kërkesa.

Në total në Nëntor në Bashkimin Europian u depozituan 71.400 aplikime për mbrojtje ndërkombëtare, ku shumica janë shtetasit afganë me 13 mijë, të ndjekur nga sirianët me 11.500 dhe shtetasit nga Iraku me rreth 4.300./tv kaln

Please follow and like us: