Albspirit

Media/News/Publishing

Denoncimi nga Zvicra për Anisën: E punësuam si dado, grabiti para e florinj

Arben dhe Anisa Hoxhaj, është çifti i bashkëshortëve që tentuan të vidhnin argjendarinë në Shkodër disa ditë më parë. Ata përdorën spraj për të realizuar grabitjen. Fillimisht çifti Hoxhaj është shtirur si të interesuar për të blerë dhe pronarët burrë e grua kanë vendosur mbi banak kutinë ku janë të vendosura bizhutë.

Ndërkohë në një moment gruaja Anisa ka nxjerrë nga xhepi sprajin dhe ua ka hedhur në sy pronarëve ka marrë bizhuteritë dhe ka tentuar të largohet. Por pronarët kanë reaguar dhe mes të katërve ka pasur një përleshje fizike.

Pas publikimit të videos së grabitjes, edhe një shqiptar nga Zvicra rezulton të ketë denoncuar çiftin për vjedhje.

Diart Hyseni, shqiptar i Kosovës me banim në Zvicër ka denoncuar në abc news një tjetër rast vjedhjeje të Anisa Hoxhajt. Diarti tha se pak kohë më parë Anisa kishte qenë në Zvicër dhe kishte punuar si dado në shtëpinë e tij, por pas katër ditësh i la fëmijët vetëm, mori florinjtë dhe mijëra franga duke u arratisur.

I riu tha se Anisa Hoxha i kishte vjedhur të gjitha sendet me vlerë që kishte gjetur në shtëpi dhe u zhduk duke marrë edhe 3 860 franga zvicerjane.

Hyseni u shpreh se Anisa Hoxhaj bllokoi çdo mundësi kontakti me të pas vjedhjes  duke ia bërë të pamundur që të fliste për rimarrjen e sendeve me vlerë dhe të parave.

Por ai tentoi sërish, kësaj radhe përmes së motrës. “Motra ime i shkruajti asaj kinse kërkonte një dado. Ajo i tha se më parë duhej t’i dërgonte 500 euro dhe ajo do të nisej menjëherë për nmë Zvicër. Pasi motra ime nuk ia nisi, ajo e bllokoi direkt”, thotë i riu.

I pyetur se si ranë në kontakt me Anisa Hoxhajn, ai u shpreh se kishte bërë kërkesë në një agjenci për dado dhe agjencia i sugjeroi të renë nga Vlora.

Por, Hoxhaj duket se e ka bërë të njëjtën gjë edhe me dy familje të tjera shqiptarësh në Zvicër.

Unë di që ajo ka mashtruar edhe katër familje të tjera në Zvicër duke i kërkuar një shumë parash paradhënie në mënyrë që më pas të nisej për në shtepinë e tyre”, shprehet Hyseni.

Ndërkohë në rrjet ditën e djeshme është bërë viral edhe denoncimi i një parukieri turk në Tiranë, i cili tha se Anisa kishte marrë një shërbim me vlerë 900 euro, të cilat nuk ia kishte dhënë./Opinion.al

Denoncimi nga Zvicra për Anisën: E punësuam si dado, grabiti para e florinj

Please follow and like us: