Albspirit

Media/News/Publishing

TRT: Humbjet e derisotme të palëve në luftën ruso-ukrainase

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës dha informacione në lidhje me humbjet e ushtrisë ruse midis 24 shkurtit dhe 14 prillit.

“Rreth 19.900 ushtarë të njësive ruse që sulmuan Ukrainën u vranë. Në të njëjtën kohë u shkatërruan 160 avionë, 144 helikopterë, 753 tanke, 1.968 mjete të blinduara, 366 armë të rënda, 122 sisteme raketahedhës dhe 64 sisteme të mbrojtjes ajrore të rusëve”, bëri të ditur Shtatmadhoria ukrainase duke shtuar se forcat ruse humbën gjithashtu 1.437 automjete, 7 anije dhe skafe të lehta, 76 autobote karburanti dhe 134 dronë.

Më 25 mars, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pati njoftuar për herë të fundit se në Ukrainë kanë vdekur 1.351 ushtarë rusë.

Nga ana tjetër, Rusia pretendoi se gjithsej 1.160 ushtarë ukrainas kanë ulur armët dhe janë dorëzuar gjatë 24 orëve të fundit në Mariupol të Ukrainës.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, dha informacione në lidhje me veprimet e njësive ushtarake të Rusisë në luftën që vazhdon prej 24 shkurtit në Ukrainë.

“Në Mariupol, 134 ushtarë ukrainas, mes të cilëve edhe 14 oficerë, ulën armët dhe u dorëzuan vullnetarisht natën e kaluar. Gjithsej 1.160 ushtarë ukrainas të Brigadës 36. Detare u dorëzuan në 24 orët e fundit. Mes tyre janë janë edhe 176 oficerë”, deklaroi Igor Konashenkov gjatë një konference shtypi në Moskë.

Duke njoftuar se 12 elementë të infrastrukturës ushtarake të Ukrainës u goditën me armë me precizion të lartë natën e kaluar, zëdhënësi Ministrisë ruse të Mbrojtjes tha se në 24 orët e fundit janë shkatërruar nga ajri gjithsej 48 objekte ushtarake ukrainase.

“Deri më sot janë asgjësuar 131 avionë, 104 helikopterë, 245 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, 448 mjete ajrore pa pilotë, 2.179 tanke dhe mjete të blinduara, 248 raketahedhës shumëgrykësh, 944 obusë e mortaja, si dhe 2.088 mjete ushtarake speciale të ushtrisë ukrainase”, tha Konashenkov mes të tjerash.

Please follow and like us: