Albspirit

Media/News/Publishing

Nuland: SHBA tërhiqet nga ndërtimi i gazsjellësit “EastMed”

SHBA tërhiqet nga ndërtimi i gazsjellësit “EastMed”. Ky projekt është jashtëzakonisht i kushtueshëm, ujërat shumë të thella dhe projekti i gazit natyror që lidh Egjiptin, Izraelin, Greqinë dhe Evropën mund të ketë nevojë për më shumë se një dekadë për t’u përfunduar, deklaroi sot ndihmëssekretarja e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA-së, Victoria Nuland.

“Greqia është tashmë një qendër energjetike”, tha Nuland lidhur me tërheqjen e SHBA-së nga projekti duke shtuar se ekzistojnë mënyra më të shpejta, më efektive dhe më produktive për transferimin e energjisë në rajon.

“Shqetësimi i SHBA-së është se në kohën kur projekti të jetë gati, hidrokarburet do të jenë zëvendësuar me energji të pastër”, shtoi ajo.

E pyetur për të komentuar vizitën e saj në Greqi pa “ofruar diçka të re”, ndërkohë që i ofron Turqisë një mekanizëm strategjik, Nuland u përgjigj se SHBA-ja ka pasur një dialog strategjik me Greqinë, prej disa vitesh.

Nuland tha se vizita e saj në Greqi ishte e orientuar strategjikisht, kishte për qëllim të shprehte një vlerësim për Greqinë për të qenë një aleate e qëndrueshme dhe e fokusuar në strategjinë për t’u bërë pjesë  e Evropës së pavarur energjetike dhe në vazhdimin e ndihmës për Ukrainën.

Please follow and like us: