Albspirit

Media/News/Publishing

Ekspozita dixhitale “Tomorrow”, Ambasadori Canaj, i ftuar nderi i kryebashkiakut të Ramat Gan

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr.Bardhyl Canaj, me ftesë të kryetarit të Bashkisë Ramat Gan, Carmel Shama, vizitoi ekspozitën multimediale dixhitale që ndërthur veprat e Monet, Kandinsky, Cézanne, van Gogh, që përdor 100 projektorë lazer, syze VR dhe ekrane interaktive të vendosura në hapësirat dixhitale rreth muzeut.

Kryebashkiaku izraelit shfaqi interesimin e tij për të vizituar Tiranën, ryeqyteti Rinor Evropian 2022.

“Falenderojmë kryetarin e Bashkisë Ramat Gan z.Carmel Shama për ftesën në “TOMORROW” (NESËR) – një ekspozitë multimediale dixhitale që ndërthur veprat e Monet, Kandinsky, Cézanne, van Gogh etj, dhe për interesimin e tij për të vizituar #Tirana #Kryeqyteti Rinor Evropian 2022.

Ekspozita “NESËR” do të shfaqet duke përdorur 100 projektorë lazer, syze VR dhe ekrane interaktive të vendosura në hapësirat dixhitale rreth muzeut. Kjo teknologji mundëson prezantimin e artistëve të shekullit të 19-të dhe të shekullit të 20-të në teknologjinë e sotme, duke e bërë kështu artin klasik dhe atë bashkëkohor të aksesueshëm në një përvojë gjithëpërfshirëse dhe të fuqishme.

Një ekspozitë e madhe në zemrën e Ramat Gan!”, shkruan në njoftimin e saj në Facebook ambasada shqiptare në Izrael./izraeli sot

Please follow and like us: