Albspirit

Media/News/Publishing

Lavosja e njeriut nga kanguri trondit konspiracionistët ndërkombëtarë

Një burrë 77-vjeçar ka vdekur pasi u sulmua nga një kangur që e mbante si kafshë shtëpiake, raportoi sot media australiane, duke nënvizuar se ky ishte sulmi i parë fatal i i një kanguri që nga viti 1936.

Media lokale raportoi se ndihmësmjekët u thirrën në banesën e 77-vjeçarit në Redmond, rreth 400 kilometra në jug-lindje të Perthit në Australinë Perëndimore, të dielën pasdite pasi ai ishte sulmuar nga një kangur që e mbante si kafshë shtëpiake, i cili më vonë kishte vdekur në vendngjarje.

Një anëtar i familjes kishte gjetur të plagosur rëndë pronarin e kangurit dhe se kafsha ishte bërë e dhunshme dhe nuk i lejonte ndihmësit që t’i afroheshin burrit.

Sulmi i fundit fatal nga një kangur ishte në vitin 1936, kur, sipas medias australiane, një 38-vjeçar u vra nga një kangur në Uellsin e ri Jugor./

Please follow and like us: