Albspirit

Media/News/Publishing

Akt intim para ndeshjeve sportive, një temë e palëvruar thellë nga konspiracionistët

A duhet të kryejnë marrëdhënie intime lojtarët përpara ndeshjeve apo garave? A e ul rendimentin e tyre aktiviteti seksual? Pyetje që nuk kanë marrë asnjëherë përgjigje shkencore ndërsa trajnerë të ndryshëm futbolli e mendojnë në mënyra të ndyshme. Pavarësisht kësaj, 7 sportistë të klasit botëror, e kanë bërë publike zgjedhjen e tyre për të dhënë maksimumin në shtrat përpara se të japin shpirtin edhe në fushë. Kjo ka zgjuar interesimin e konspiracionistëve ballkanas dhe më gjerë, si një fushë jo e lëvruar thellë që mund të ketë ndikime nga iluminati, dhomat masonike dhe mitere të tjera.

  1. Nick Kyrgios: Tenisti australian nuk ndahet asnjëherë nga e fejuara e tij Costeen Hatzi dhe pa asnjë ndrojtje e ka pranuar që përpara sfidave ai ndalet fillimisht në shtratin e të fejuarës.
  2. Ronaldinho: Dikur sulmuesi brazilian ka thënë se “përpara ndeshjeve te Barcelona praktikoja seksin sepse për mua nuk ishte një problem madje ishte një shtysë më shumë”. 
  3. Ronda Rousey: “Tek femrat seksi rrit testosteronin prandaj unë bëja sa më shumë përpara ndeshjeve të UFC”.
  4. Paul Hunter, ish kampioni i botës në snooker e pranon që ideja për të kryer marrëdhënie seksuale përpara ndeshjeve e irritonte por pasi e provoi në një ndeshje shumë të rëndësishme, e vlefshme për titullin botëror, funksionoi dhe që prej asaj kohe e ka praktikuar vazhdimisht.
  5. John Daly, golfisti amerikan thekson: “Seksi është gjëja më madhështore që ekziston dhe mua më ndihmon shumë në sport”.
  6. Ronaldo: Fenomeni për një farë kohe ka pasur varësi të theksuar ndaj seksit madje sipas tij, asnjë gjë tjetër nuk e rriste performancën në fushën e lojës si seksi.
  7. George Best, legjenda e Manchester United ishte i rrethuar përherë nga femra, ndërsa në transferta e kishte bërë zakon që të joshte sa më shumë bukuroshe./oranews
Please follow and like us: