Albspirit

Media/News/Publishing

Kristo Çipa: Meditim për Bardhosh Gaçen

Nëpër trotuaret e Vlorës, rrugëve të Tiranës, sallave të mbledhjeve, shesheve të festivaleve, nëpër fshatrat shqiptare dhe në lotin e mallit të arbëreshëve ecën një burrë i heshtur e i qetë që të ngjan më shumë me Sizifin, duke ngritur gurrin e rëndë por me presa stërralli të hallit shqiptar të shpërndarë nëpët historitë, legjendat, mitet, kapriçot, intrigat, pabesitë, fodullëqet e shekujve tanë nëmë nakatosur. Me shtat mesatar, por i gjërë në japi e durim, fshin me qeshjen e turbulluar të syrit të gjitha hatërmbetjet që i dalin përpara dhe ç’aktivizon çdo shpërthim baruti që ne vlonjatët e kemi si përshëndetje. Të gjithë e pranojmë epërsinë në euridicionin e tij universal dhe sa largohet prej nesh i ka ndier të gjitha thashethemet e mjegulluar me syrin dhe veshin e mbrapa kokës që si shqisë e veçantë e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës së tij dhe sa gjen rastin ta kthen me mirësi duke nënvizuar me elegancë dhe urtësi pëshpëritjen që të ka shpëtuar “pa dashje”. Atje ku ai ndihet si mbi gjëmba rrëshqet si rrëshira nga pisha pa bujë e sherr. E thëret dhe të gjëndet e rëndon dhe të ndëron këshillin e nderon dhe të shton prestigjin, të hap shteg dhe atje ku mendon se gjithëçka është e mbyllur.
Me një aktivitet gati pesëdhjetë vjeçar Bardhosh Gaçe të ngjan se vjen prej prehistorisë i rënduar dhe shkon ngadalë e i sigurtë drejt modernitetit. Me thjeshtësinë monumentale ai të shpjegon çdo figurë historike kombëtare dhe lokale, mban mënd çdo varg e shprehje të bejtexhinjve, vjershëtorëve dhe poetëve për çdo fshat dhe krahinë dhe njeh si në një ekran të memorizuar të gjitha motivet labe që nga Qazim Ademçja e deri tek fëmijët e shkollave nëndë vjeçare që provojnë zërin në honet e këngës labe. Veshjet e hershme, punimet e leshit, drurit dhe gurit i ka në mëndje si në një ekzpozitë etnografike dhe me një takt fenomenal të sugjeron çfarë të mungon dhe ku mund ta gjesh. As një pretendim politik, artistik dhe shoqëror nuk është çfaqur prej tij dhe të gjitha pengesat i ka kapërcyer në tunelet e heshtjes së tij
Sot të gjithëve ne të mësuar me përditshmërinë e tij, nuk na trondit madhështia e tij dhe na ngjan si gjëja më e zakonshme çfaqja e këtij personaliteti kudo por e nesërmja ashtu si ujin e vlerëson kur shteron, do te kërkojëe kujtojë kur dielli Gaçe do të jetë pas hijes së muzgut
Në madhlshtinë e tij ne jemi ngrohur dhe jemi mbështjellë hera herës kur koha e acartë të ftohte deri në palcë. Edhe kur jemi në dilema krijimi , emërtimi, saktësimi , orientimi ai vjen qetë, qetë si flokët e borës në gunën e bariut
dhe na hap me vetull dritaren që na duhet. Arshiva historike e Vlorës punon non stop dhe pa tarifë shërbimi për këdo dhe kudo. Bardhosh ti je i madhërishëm edhe kur bën hilet me kripë!
Ne të jemi borxhinjill për gjithëçka ke bërë e po bën në heshtjen tënde lapidare për Vlorën dhe atdheun por kohët që do vijnë do te flasin më shumë.
Merrni ç’të merrnu nga madhështia e tij për ta patur si energji të depozituar për të ardhmen e krizave tona. Nga e përtejma botë shpesh vijnë falënderime e konsiderata prej personaltete e idhuj që sot na mungojnë.
Këto pak rreshta për juve i nderuari dhe i dhëmbshuri Bardhosh i ndjeja nga meraku i shpirtit për ti thënë publikisht e botërisht.
Please follow and like us: