Albspirit

Media/News/Publishing

Leonard Olli: Shteti ka humbur më drejtim të paditur!

Ndërtimet pa lejë apo edhe katet pa lejë janë treguesi i dorëzimit të shtetit jo para paligjshmërisë, por para pushtetit! Askush nuk është i çmendur apo trim i çartur që të hedhë lekë pa garancinë se do ketë fitime, bie ndesh me çdo logjikë, qoftë dhe minikapitaliste… Ndërkohë që pseudokonfiskimi është vetëm alibi e ndarjes së fitimeve me pushtetin, duke shpërdoruar shtetin! Nëse një plakë 80-vjeçare tërhiqet zvarrë sepse po ndërtonte një kotec pulash në oborrin e shtëpisë se vet, për këta “garipat” ndonjë kallëzim penal apo ndalim në kushtet e flagrancës do të ketë?! Po, përveç konfiskimit të kateve shtesë, të cilët mund të rrezikojnë vetë ndërtesën, do të ketë ndonjë grup pune që të konstatojë nëse ato rrezikojnë strukturën e vetë godinës? Apo mjafton të marrim pjesën pa në djall siguria dhe jeta njerëzore… Nga ana tjetër ministri velave pasi e ndriti me politikat e garantimit të rendit dhe sigurisë publike, tani po e shndërit në sektorin e konfiskimeve, a thua se ka hall mos u shpëton ndonjë llokmë… Pushteti i së zhdrejtës në aksion… Po shteti do të pyesë dikush? Shteti ka humbur në drejtim të paditur… Mos e kërkoni edhe për ca kohë…
Please follow and like us: