Albspirit

Media/News/Publishing

STUDENTËT QË ISHIN PJESË E ERASMUS+ NGA KOLEGJI AAB TREGOJNË PËRVOJAT E TYRE NË SESIONIN INFORMUES

Një sesion informues është mbajtur sot në Kolegjin AAB, ku tre studente që përmes programit Erasmus+ kanë studiuar një semestër jashtë vendit, kanë folur në lidhje me përvojën e tyre që patën atje.

Eriona, Laureta e Adea para studentëve të pranishëm treguan se në kuadër të Erasmus+ kishin përfunduar një semestër në Poloni, ku thanë se kjo përvojë i kishte bërë të shihnin ndryshe shoqërinë, duke parë kultura të shumëllojshme dhe duke ndarë përjetime me studentët e tjerë nga vendet e botës.

Ato thanë se një semestër jashtë vendit në kuadër të Erasmus+, iu kishte ndihmuar që të krijojnë shoqëri të reja, të dinë se si organizohet jeta akademike, njëkohësisht duke i njoftuar të tjerët për studimet në Kolegjin AAB.

Programi Erasmus+ përmes shkëmbimit të studentëve të Kolegjit AAB, ka ndihmuar gjenerata të tëra që të eksplorojnë përtej kufijve, në mënyrë që të njoftohen me bashkëmoshatarët e tyre të shumë shteteve të botës, dhe të mbushin bagazhin që do iu shërbej të kualifikohen edhe më lehtë në të ardhmen.

Please follow and like us: