Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Dhuna shkakton dëm të pariparueshëm të dhunuesi dhe i dhunuari

 

Në kohën që kam drejtuar Burgun e grave ose IEVP ‘Ali Demi’ Tiranë.

E kam ngritur në Drejtorine e Përgjithshme të Burgjeve (DPB) shqetësimin për faktin se grupet e shoqërimit i shtërngonin më shumë se duhet duart e grave të paraburgosura dhe atyre të dënuara, ndërkohë që i shoqëronin në gjykatë për gjykim, ose ulje dënimi!

Grupet e shoqërimit nuk ishin në kopetencat e drejtuesit të institucionit, por të Drejtorisë së Përgjithshme, ama unë e ngrita si shqetësim dhe e rregullova direkt në kohën që drejtova.

Gjithçka varet nga drejtuesit, sepse një drejtues i mirë është rregullator perfekt i zbatimit të ligjit pa shkeluar lirinë themelore bazë të individit!

Do thotë ndonjë komentues, sa kërkon nga jeta ti zonjë, këtu po shkelen të drejtat e personave në liri e jo të respektohen ato të individëve që janë të privuar nga liria.

Në të dy rastet të drejtat themelore të njeriut duhen respektuar dhe kjo sjell, zbatim ligjesh dhe të drejtash… legjitime!

Ndryshe dhuna shkakton vuajtje e dëm të pariparueshëm tek të dy palët, dhunuesi, si edhe i dhunuari…

Kur do e kuptoni se ky vend bëhet nëse në drejtim vendoset profesionisti, e jo militanti që punëson të paaftë dhe servilë rreth vetes.

Please follow and like us: