Albspirit

Media/News/Publishing

Cikël poetik nga Avdush Canaj

PEMËVE U DRIDHET BUZA
Pemëve u dridhet buza
kur ikin larg
dallëndyshet e mia
Me këmishat e vërdheme
era i shetit
të mos i kapë mërzia.
IKËN NGA DEGËT
Shegët ikën nga degët
shkuan te faqet e vajzave
ylberin kishin zbritur në flokë
Një gjeth mbi shpat mbet fillikat
era s’e la të mërzitet
te lisat e bashkoi me shokë.
ENI
Porta ime s’mbyllet
as dera
as dritaret
me shikim kah liqeni
brenda
nje zemër sa një det
çdo orë ju pret
ju pret
eni
do të gostiteni si ka hije
me musht poezie.
Please follow and like us: