Albspirit

Media/News/Publishing

Medalja e Mirënjohjes Shqiptare – Richard Gere 2012, Robert Elsie 2013

Medalja e Mirënjohjes Shqiptare – Richard Gere 2012, Robert Elsie 2013
(sguraziu – ars poetica, 2018)

[ Kriteri – Si shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për shqiptarët apo të huajt, gjatë festave zyrtare ose festiviteteve rreth ngjarjeve historike ]

Richard Gere – Medalja e Mirënjohjes, Republika e Shqipërisë, 2012

Datë 17 Maj 2012, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi i akordoi “Medaljen e Mirënjohjes” Z. Richard Gere:
“Me mirënjohje dhe nderim personalitetit të shquar të artit botëror, humanist dhe veprimtar i madh për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, i cili i demaskoi dhe, tutje publikut amerikan iu bënë e njohura krimet çnjerëzore, spastrimi etnik në Kosovë, në vitin 1999, nga makineria ushtarake serbe, kundër popullatës civile shqiptare që jeton në tokën e vet”.

Robert Elsie (1950-2017) – Medalja e Mirënjohjes, Republika e Shqipërisë, 2013

Në v. 2013, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani i akordoi “Medaljen e Mirënjohjes” Z. Robert Elsie, njëri nga albanologët më të shquar që për më shumë se 30 vjet kontribuoi në promovimin ndërkombëtar të kulturës, gjuhës, letërsisë dhe historisë shqiptare. Elsie ishte shkrimtar, interpretues, përkthyes dhe specialist i studimeve albanologjike, autor i librave dhe artikujve të shumtë që fokusoheshin në aspekte të ndryshme të kulturës dhe çështjeve shqiptare.

Please follow and like us: