Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Lazri: VJESHTA JONË

Vjeshta, si vashë, kish zbuluar hiret bujarisht,
në frutat e pjekura fshihte misterin vajzëror,
me gjethet nazike shtronte shtratin nusërisht,
mushti i puthjeve të tua më dehte atë tetor.
Ai musht na shoqëron nëpër vjeshtat që vijnë,
nëpër lugina alpesh ku dashuria na fton,
si dy zogj të dashuruar fluturojmë në çdo stinë,
por veç vjeshta ruan sekretin e njohjes sonë.
Sot do t’i mbledh tërë frutat që sjell vjeshta,
me qilimin e gjetheve do vesh gjithë shtëpinë,
vë puthjet e tua që më lulëzojnë nëpër rreshta,
në një gotë shampanje – urim për vitet që vijnë.
Please follow and like us: