Albspirit

Media/News/Publishing

Tryezë diskutimi mes studentëve të Kolegjit AAB dhe Unionit të Studentëve të Universitetit Metropolitan nga Tirana

Studentët e Klubit të Debatit të Fakultetit të Gjuhës Angleze nga Kolegji AAB dhe studentët e Universitetit Metropolitan nga Tirana, takohen për herë të dytë që të ndajnë eksperiencat e tyre studentore. Ata diskutuan për rëndësinë e aktiviteteve që ndihmojnë në zhvillimin profesional dhe personal të tyre. Ky diskutim u mundësoi studentëve të Kolegjit AAB dhe atyre të UMT-së të ndajnë përvojat e tyre në projekte dhe aktivitete studentore, qofshin ato projekte shkencore, sociale apo humanitare por që në fokus kanë avancimin dhe përgatitjen për treg të punës.
Gjithashtu, të dy palët shkëmbyen ide për bashkëpunimin e radhës në të cilin do të përfshihen edhe shumë studentë të tjerë të këtyre dy institucioneve.

Please follow and like us: