Albspirit

Media/News/Publishing

Zeqo Cama: Lëviz si hije…

M’u plakën shokët,
unë ngjaj më i plakur,
cdo vit qe hedh me plak sa për dy,
rrishtaz shtoj peshën si dosa e mbarsur,
dhe hahem me paqen e vetes, tek rri.
S’më joshin veshjet,
përtoj të vesh këmisha,
radhën e komçave harroj pa mbërthyer,
nepset mashkullore që teprica i kisha,
nuk dua ta besoj që më lënë të zhgënjyer.
Dhe i them vetes; kënaqu po deshe…
tek ulem e ngrihem ndër vakte pa shije,
përpiqem ta shes të rinuar vetveten
po përballë pasqyrës lëviz si nje hije.
M’u plakën shokët…
vetë ngjaj më i plakur,
tani, një vit me rëndon sa për dy,
nga shokët që kisha nuk di sa janë pakur,
papritur dikush mund të kete ikur tani!
Please follow and like us: