Albspirit

Media/News/Publishing

PARTNERËT GJERMANË TË KOLEGJIT AAB, TAKIM VIRTUAL ME STUDENTËT E FAKULTETIT TË INFERMIERISË PËR VENDE TË PUNËS

Studentët e Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB, që janë pjesë e Programit për Karrierë dhe Punësim, gjatë kësaj jave janë takuar virtualisht me punëdhënësin e tyre Agapleison gAG Frankfurt. Ata janë intervistuar nga përfaqësuesit e kësaj klinike znj. Rams dhe znj. Thiel, ku këto të fundit janë shprehur tejet të kënaqura me studentët e intervistuar, si në aspektin e përgatitjes së tyre profesionale ashtu edhe në njohjen e gjuhës gjermane.Përmes Programit për Karrierë dhe Punësim, studentëve me takime të tilla iu lehtësohet edhe më shumë rasti për fillimin e punës jashtë shtetit, dhe krijimit të përvojës së rëndësishme profesionale.Secili nga ta njoftohet me punëdhënësin, kushtet dhe detyrat që do ketë në rast punësimi në klinikat më prestigjioze gjermane.

Please follow and like us: