Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Beso dhe manifesto!

“Krijimi dhe ekzistenca e Universit deri në infinit, ndodh gjithmonë në kohën e tashme”, Vlora Obertinca.
“Kur e vëreni veten se jeni thelluar në mendime, mundohuni të ktheheni në momentin dhe hapsirën ku gjindeni, në kohën e tashme dhe qëndroni sa më shumë që mundeni, sepse çdo gjë që krijojmë me mendimet tona, e realizojmë gjithmonë në kohën e tashme.
E kaluara nuk kthehet më, atje mund të shkojmë vetëm me mendime, e ardhmja nuk ka ndodhur ende, andaj edhe atje mund të shkojmë me mendje duke u munduar ta paramendojmë të ardhmen, por nuk dimë se si do të ndodhë.
Ajo që na mbetet është koha e tashme. Koncentrohuni që në kohën tashme të ndjeheni sa më të balancuar emocionalisht, në mënyrë që ta krijoni filmin e të së ardhmes suaj në verzionin më të mirë të mundshëm.
Një sekret i pa thënë është që, në kohën e tashme duhet besuar në filmin që e projektoni për të ardhmen tuaj. Kur ju e ndjeni me emocione të thella një realizim të dëshirës paraprakisht para se të ndodhë, manifestimi është i sigurt. Kjo ngase, edhe 7 mrekullitë e botës kanë lindur nga mendja e dikujt dhe janë realizuar.
Andaj, besoni në fuqinë e mendjes tuaj, sepse ju e mbani butonin e manifestimit të dëshirave në duart e juaja. BESO dhe MANIFESTO“!
Please follow and like us: