Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Diktatori

Thuajse pjesa dërrmuese e shoqërisë shqiptare (sidomos Prishtina dhe Shkupi) është e shokuar me kritikat e Edi Ramës karshi djemve shqiptarë që luajnë për Zvicrën. Por edhe karshi Albin Kurtit i cili nuk i shpëtoi dot tundimit mbarë shqiptarë duke postuar edhe një status me fotot e djemve dhe diçiturën ”Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës”. Eshtë fare e thjeshtë, ato 24 orë ekzistenca e tij gati-gati nuk ekzistonte. Rrjetet sociale u mbytën nga fotot e dy djemve, Xhaka-Shaqiri. Vemendja shqiptare ishte e gjitha aty. Kjo i tërbon diktatorët. Shqipëria ka rënë totalisht në një situatë të tillë. Skupet janë pjesë e luftës, ose arsenali ideollogjik më dobiprurës në ekzistencën e një diktatori. Ai gjithmonë do që të jetë në qendër të vëmendjes dhe për më tepër të ketë në duart e tia shkopin e dirigjentit. Prishtinës i duhet thënë që, një diktator nuk e kupton dot kurrë se çfarë është nacionalizmi. Mos harroni diktatorët janë pjellë e një botëkuptimi dominant dhe tepër të ndyrë kur u ikën duarsh vëmendja sociale. Nuk e dinë nacionalzmin pasi nuk kanë atdhe, por kanë modele nga internacionalizmi. Janë pionerë të internacionales, neve në vendin amë akoma na ushtojnë vargjet ”internacionale do të jetë bota e re”. Ia njohim mirë grahmat e kafshës mbi gojët tona. Stërkalat e pështymës etj., kamzhikun, litarin dhe plumbin ballit. Në raport me Prishtinën, Tirana ka akoma në koridoret qeveritare frymë bolshevike. Ky që është sot kryeministër është kampioni i kësaj ideollogjie. Një lloj Stalini gjoja i moderuar. Madje vini re çfarë ndodh në Shqipëri, nuk ekziston fare Kushtetuta, Gjykatat, Presidenca. Janë raporte të vrara publikisht. Mund të shembi gjithçka. Shkatërroi Teatrin Kombëtar dhe riparoi Teatrin e Operas. Të parin e vrau nga një inat pervers karshi revoltës së artistëve aty rreth viteve 1998-1999, kur i përmende brekët e varuara artistes së popullit, Violeta Manushi. Kurse godina e dytë, një objekt sovjetik për përfitime tenderash nga shpura e sovjetëve të rinj. Nga ana tjetër po modifikon Piramidën a ish muzeun e diktatorit Enver Hoxha. Ky është kryeministri që i ka kushtuar Shqipërisë së varfër, apo fisnikes, gati dhjetë breza borxh publik. Dhe nëse nesër aty rivendoset demokracia, që dmth shteti ligjor, dëmi financiar i këtij diktatori është sa pesëfishi i qeverisë Meksi, Nano, Berisha…, pra pesëfishi i të treve së bashku. Shumë fare e thjeshtë, nuk njeh asnjë vendim Gjykate, qofshin këto edhe ato të arbritrazhit në Europë. Megjithatë, një ditë vendi do i paguaj kokërr më kokërr…, në fakt fëmijët e shqiptarëve, përfshi këtu edhe ata që nuk kanë lindur akoma. Nacionalizmi atë e tërbon, pasi nuk di se çfarë është toka amë, madje pas sojit të tij Kosova do ishte sot republikë e Federatës Jugosllave. Janë kompromiset mes diktatorëve për të ruajtur fronin. As që i bëhet vonë për të rënët, tall bythën me ‘ta. Kur ishte gjoja demokrat tallej publikisht me luftën që bën shqiptarët e ndershëm, qofshin këta të majtë, ballistë etj. Ka publikuar edhe një libër me titull Refleksione 1992. Sot për efekt të karrikes lejon tubimet enveriste tek dëshmorët e atdheut. Eshtë marri e gjallë. Një pervers unik. Një fatkeqësi kombëtare. Dhe i vetmi bekim karshi ekzistencës së tij do të ishte ky, i pastë ditët sa më të shkurtra. Nga ana tjetër si Tirana si Prishtina u dhëntë Zoti shtetarë që ta shohin botën me sy të njëri-tjetrit. Që dmth, Tirana të frymojë e shoh bashkë me Prishtinën dhe asnjëherë pa Prishtinën. Dhe po kështu Prishtina përmes Tiranës.
Please follow and like us: