Albspirit

Media/News/Publishing

Studentja e Semnanit Fatemeh Gorji dënohet me një vit burg dhe 74 kamxhikë

Në ditën e 82-të të kryengritjes mbarëkombëtare të popullit iranian, u raportua se Fatemeh Gorji, një studente e inxhinierisë kimike në Universitetin e Semnanit, ishte dënuar me një vit burg dhe 74 kamxhikë.

Fatemeh Gorji, 23 vjeçe, është studente master në inxhinieri kimike në drejtimin mjedisor në Universitetin e Semnanit. Rrugës për në konvikt më 14 tetor, oficerët e inteligjencës së Semnanit e arrestuan dhe i vendosën pranga dhe i lidhën sytë. Ajo u mbajt në izolim, me sy të lidhur për disa kohë.

Please follow and like us: