Albspirit

Media/News/Publishing

Sakip Cami: Lutja e nanës

Nana lutej per mua
Lutej vazhdimisht
Atëhere lutja drejt Zotit
Bëhej lirisht.

Vite më pas lutja u ndalua
Dhe Zoti për një kohë u mohua
Nana prapë lutej për mua
Lutej tinëzisht, fliste me vehte në krua.

Lutej netëve me hanë
Dhe netëve kur fusje gishtin në sy
Lutja e saj e çante qiellin
Dhe arrinte te Ai.

Nana lutej për mua
O Zot, ruaje tim bir, edhe mua
E nëse nuk mundesh të na mbrosh të dyve
Mbroje tim bir, lermë mua.

Lutja e nanës më mbron mua
Edhe tani që ajo fizikisht nuk jeton
Unë në borxh gjithë jetën ndaj Nanës
Ndërsa shpirti i saj rrugën më ndrçon…

Please follow and like us: