Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Fuqia e qëllimit ka dimension hyjnor

FUQIA E QËLLIMIT ËSHTË FUQI HYJNORE
“Kur ne përqendrohemi në një qëllim, atëherë qëllimi ynë do të rezultojë në krijimin e një realiteti të caktuar, pasi çdo gjë që ekziston në Univers, është e lidhur me fuqinë e qëllimit”, Vlora Obertinca.
“Njeriu, posa i hap sytë në mëngjes, në ndërdije, krijon qëllimet e veta ditore. Miliarda njerëz në botë, me miliarda qëllime kanë krijuar miliarda vepra në tokë, të cilat ne i shohim dhe mrekullohemi vazhdimisht. Tërë këto vepra dhe kryevepra kanë lindur si mendim, duke u përcjellë me një fuqi të qëllimit në mendjen e njeriut, për të realizuar një realitet të caktuar në botën tonë fizike tridimensionale. Unë gjithmonë i bëj pyetje vetes sime për çdo gjë që kam për të bërë, se cili është qëllimi im, ku dhe çka dua të arrij me një ide apo mendim të caktuar, të cilin dua ta realizoj. Kurrë në jetë nuk jam zmbrapsur nga dëshirat dhe qëllimet e mia, por i kam fuqizuar ato deri në maksimum dhe çdo gjë që e kam vënë si qëllim në jetën time, deri tani, gjithmonë e kam besuar dhe e kam realizuar. Imagjinata jonë është e bujshme dhe secili prej nesh është unik në vetvete, ngase ka diçka të veçantë që nuk e ka tjetri.
Përkushtoni vetes kohë ashtu që, kur jeni vetëm në qetësi pyetni shpirtin tuaj, çka ju bënë më së shumti të lumtur. Çka duhet të bëni ta arrini atë qëllim? Zëri i juaj i brendshëm do t’iu tregojë saktë përgjegjen që e kërkoni, të cilën mbase edhe e keni ditur një jetë të tërë, por që egoja e shoqëruar me frikën nuk e ka lënë të dalë në pah.
Fuqia e qëllimit është një fuqi hyjnore që me frekuencë të padukshme bën mrekulli. Mjafton që të koncentroni mendjen në arritjen e qēllimit, pastaj pjesa tjetër organizohet për mrekulli nga Universi.
Jeta është e bukur, andaj shijojeni çdo moment duke krijuar vepra e kryevepra me fuqinë e mendjes dhe të qëllimit tuaj”.
Please follow and like us: