Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Beso!

Në një ditë të bukur
Kur dielli rrezonte,
Kisha shkuar me mendime
Atje ku zemra shkonte,
Atje ku trupi pushonte
Atje ku shpirti shpirtin e kërkonte,
Atje ku dy të dashuruar
Dikur një qiell i bashkonte,
Ditët kalojnë
Malli për të më kaploi,
Vallë pse u desh kaq shumë kohë
pa e parë të kalojë?
Athua gjërat ashtu të jenë shkruar
Të rrijmë larg
pa u parë e pa u përqafuar?
Ngase fatet në jetë
që moti janë përcaktuar,
Thonë duhet t’i pranojme
ashtu si janë shkruar.
Por jo, ne kemi fuqi mendore për t’i ndryshuar
Se fuqia e mendjes ka edhe malin për ta rrëzuar,
Të lutem beso në fuqinë e dashurisë
Që shpejt do ngadhnjejë në betejën e lumturisë,
Dhe kur një ditë do jemi takuar,
A do të kemi forcë t’i themi njëri-tjetrit
TË DUA!
Please follow and like us: