Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir MANXURA: GRUAJA QË SHISTE ËMBELSIRA 

Ajo
Në buzëqeshjet e saj elektrizuese
Si dridhje të fuqishme
Nga dimensione engjëllore
Mbarte plot sekrete.
Pengje…
Plot pengje mbarte shpirti i saj.
Tek mbyllte ëmbelsirat në kuti dhuratash
Dukej,
sikur i përkëdhelte ato
Me fjongot
Që ndërthurnin një ëmbëlsi të ndërsjelltë
Ndërmjet kutive dhe syve të saj.
Nën heshtjet paqësore
Të mesazheve të saj të vetmuara
Shkruar mbi pakot me mbishkrime të koduara
Ajo fshinte dashuritë e saj.
Dashuri
Që burgoseshin
Brenda mureve të kartonta.
Dashuri që përtypeshin nga klientë ëmbelsirash
Pa kuptuar asnjë mesazhet të vetmuar
Dashuri që prisnin me shpresën
Se një ditë
Do t’i shijonte dikush
Dikush…
ndoshta… ndonjë klient më i zgjuar.
Please follow and like us: