Albspirit

Media/News/Publishing

BIBLIOTEKA E KOLEGJIT AAB DHURON MBI 40 LIBRA FALAS PËR BIBLIOTEKËN E QYTETIT TË SUHAREKËS

Drejtori i Bibliotekës së Kolegjit AAB, Urim Sallauka, sot ka miratuar donacionin prej 41 librave (47 ekzemplarë) për Bibliotekën e Qytetit të Suharekës.

Kjo u realizua pas një takimi me drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të komunës së Suharekës, Lorika Gashi, e cila tha se është falënderuese për këtë ndihmë të Kolegjit AAB.

Gjatë takimit u tha se ky donacion është vetëm fillimi i bashkëpunimit, mes Bibliotekës së Kolegjit AAB dhe Bibliotekës së Qytetit të Suharekës.

Këto libra u dhuruan për nevojat e përdoruesve të kësaj biblioteke dhe përdoruesve të tjerë në këtë institucion.

Biblioteka e Kolegjit AAB dhuron donacion mbi 40 libra për Bibliotekën e Qytetit të Suharekës

Please follow and like us: