Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Ka marrë fund dashuria mes Ramës dhe Amerikës

 

 

Kthejeni nga të doni, postoni çfarë të doni, fytyra të qeshura, duar të shtrënguara, pozime me gratë, rrokje gotash qelqi, darka mondane me sharm etj., po dashuria mes autokratit Edi Rama dhe ambasadores së Amerikës ka marrë fund. Ose më e drejtpërdrejtë, dashuria mes Edi Ramës dhe Amerikës aktuale, ka mbaruar. Merruni sa të doni me Berishën me preteksin se po mbuloni këtë fund bajat, por gjithçka është reale. Amerika i dha Edi Ramës më shumë se sa vetë Edi Rama mendonte, por ky e keqpërdori pushtetin. Nuk bëri demokraci asnjë ditë, që nga momenti kur i dha udhë një parlamenti ilegjitim listash, zhvilloi votime dhe fitoi kafshërisht 61 bashki pa e kuptuar kurrë se nuk është kjo demokracia. Perëndimi dhe vet Amerika nuk e gjykojnë kurrë kështu një demokraci. Kjo është e shpjegueshme që nga momenti kur bash sot kryeministri i vendit deklaron se nuk pyet për Kushtetuesen, në lidhje me ankimimet e qytetarëve për prishjen e kateve shtesë etj. Vetëm nën qeverinë e Ramës ndodhi që gjithçka dhe çdo gjë ishte brenda urdhëresave qeveritare dhe asgjë e lidhshme me të drejtën civile qytetare etj.  Një kryeministër që i ka shpallur luftë Amerikës në lidhje deri me emërimet e ambasadorëve të vet, sikur përpara të ishte Republika Islamike e Iranit. Megjithëse edhe me atë rast, tregoi një papjekuri absolute përballë një fuqie botërore. Kthejeni si të doni dhe ofroni sa të doni të zezat e Berishës, por Edi Ramës i është futur emri në rreth të kuq. Dhe e kuqja në Amerikë ka domethënien mjaft është mjaft. Edi Rama doli me figurë, me zë në manipulime votash dhe Amerika nuk u ndje. Edi Ramës po i arrestohen një nga një të gjithë bashkëpunëtorët, Amerika nuk po ndihet. Madje nuk mban asnjë përgjegjësi morale. I përgjigjet gazetarëve me batuta mollësh e shportash, se me demek ai që shkon me ‘të dhe vjedh, ka punë me drejtësinë që nuk ekziston. Vetëm në Shqipërinë bajate të Edi Ramës ndodh që fondet lëvrohet me firmat e dyhsave dhe jo të njëshave. Dhe Edi Rama kujton se po ia hedh Amerikës me metodat e Enver Hoxhës kur shpallte armiq të klasës e partisë bash ata me të cilët ndërtonte burgjet. Edi Rama me preteksin e një reforme në drejtësi e la Shqipërinë dhe shqiptarët pa institucionin e balancës së pushtetit, pra pa drejtësi. Megjithatë ngriti në piedestal gishtin e vet tregues, si një drejtësi absolute që hajvani e quan demokraci, shkurt shënon ai me gisht, vërsulen fadromat. Pavarësisht vendimeve të gjzkatave, pavarsisht milionave të hedhura në kosh, se ta marrësh më thjesht, ato godina mund të zgjidhnin plot plagë publike përpara se të bëhen pluhur.

Madje edhe ata që afrojnë rastin Berisha dhe rastin Rama si dy aleatë në distancë karshi ambasadores, gabojnë. Vetëm për një arsye të thjeshtë, karshillëkut për nder dhe karshillëkut për një pushtet absolut. Ka marrë fund dashuria mes Ramës dhe Amerikës, ndaj mos u hidhëroni, por përballojeni. Biles me dinjitet jo me britma legenash.

Please follow and like us: