Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjidhet kryesia e klubit të debatit të Kolegjit AAB nga Fakulteti i Administratës Publike

Përmes një organizimi është zgjedhur kryesia e Klubit të Debatit të Fakultetit të Administratës Publike, të Kolegjit AAB. Kryetar është zgjedhur studenti i Kolegjit AAB, Genc Morina ndërsa nënkryetar studentët: Blenda Selmani, Doruntina Syla dhe Elion Nuza.

Dekani i Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB, Prof. Ass. Dr. Petrit Bushi, iu uroi sukseseKlubit të Debatit, duke theksuar se do kenë përkrahjen e vazhdueshme nga dekanati për çdo inicativë. Kryesia e re e Klubit të Debatit tha se do vazhdojnë me aktivitetet dhe do angazhohen në debate që do trajtojnë tematika të ndryshme, por edhe të sjellin përfaqësues nga institucionet publike të vendit dhe rajonit në Kolegjin AAB.

Aktivitetet e këtij klubi veçse kanë filluar derisa në Kolegjin AAB ambasadorët e shteteve të ndryshme në Kosovë, kanë ardhur për ligjërata në lidhje me diplomacitë e shteteve të tyre, ndërsa është duke u punuar edhe në promovimin e librit të ambasadorit shqiptar në Kosovë, që ka të bëjë me marrëdhëniet diplomatike.

Zgjidhet kryesia e klubit të debatit të Kolegjit AAB nga Fakulteti i Administratës Publike

Please follow and like us: