Albspirit

Media/News/Publishing

Binak Kelmendi: Rrafsh me Tokë

 

Me tymin e bardhë nëpër Qiell

Avionë Simfalie

Bëjnë kryqe sipër

Hije e tyre në Tokë

 

Bartin

Bukë

Armë

Ide

Epshe

Fe

 

Njësoj

 

Pilotët lart

Drejtuesit poshtë

 

Me kokë

Kanibale

 

Shpejt vjen era

Dhe shprish e prish çdo gjë

 

Ferr e Parajsë

Rrafsh me Tokë

Pa Hanë e Diell.

Please follow and like us: