Albspirit

Media/News/Publishing

Patriarku Porfirije ndalohet të hyjë në Kosovë

Patriarku Porfirije ka reaguar pasi nuk u lejua që të rrinte në Kosovë ditën e sotme. Me anë të një postimi në Instagram, Porfirije shkruan se sot ju mbyllën dyert e shtëpisë së tij. Po ashtu ai ka shtuar se i lutet Zotit që të zhbllokojë zemrat dhe të ndërgjegjësojë të gjithë njerëzit.

“Sot dyert e shtëpisë sime janë të mbyllura për mua dhe i lutem Zotit që të zhbllokojë zemrat e atyre që i mbyllën dhe që dashuria e Krishtlindjes dhe lindja e Shpëtimtarit të prekë mendjet dhe ndërgjegjen e të gjithë njerëzve. Si patriark u nisa për në selinë e parë dhe më të rëndësishme të kishës sime. Si prift u nisa të jem me popullin tim në prag të festës më të gëzueshme. Si qytetar u nisa për në shtëpinë time. Që nga momenti që jam nisur në këtë rrugë, e përsëris: kudo që kam qenë jashtë Kosovës dhe Metohisë, kam qenë në një vend të huaj, jam vetëm në Kosovë e Metohi në shtëpinë time”, shkruan Porfirije.

Please follow and like us: