Albspirit

Media/News/Publishing

REKTORI I KOLEGJIT AAB TAKOHET ME DREJTORIN MENAXHUES TË SWISS UMEF UNIVERSITY

Një takim është zhvilluar në Zvicër, mes rektorit të Kolegjit AAB, Bujar Demjaha dhe drejtorit menaxhues të SWISS UMEF University, z. Djawed Sangdel. Mbështetës për realizimin e këtij takimi ishte z. Tahir Shabani.

Bashkëpunimi mes dy institucioneve ishte një nga temat kyçe të takimit, duke përfshirë këtu shkëmbimin e studentëve dhe stafit. Edhe bashkëpunimet në fushën e kërkimit shkencor, me fokus në lëminë e turizmit, ekonomisë, biznesit, administratës publike dhe diplomacisë zunë një vend tjetër të veçantë gjatë këtij takimi.

Ndërkohë pritet të shqyrtohen mundësitë e programeve të reja studimore me “Double Degree”, kurse në fillim të vitit 2023, ky bashkëpunim do të formalizohet me marrëveshje zyrtare.

Rektori i Kolegjit AAB takohet me drejtorin menaxhues të SWISS UMEF University

Please follow and like us: