Albspirit

Media/News/Publishing

Cristiano Ronaldo: U prehsh në paqe, Mbreti Pelé!

 

 

 

Ngushëllimet e mia të thella për të gjithë Brazilin dhe në veçanti për familjen e Edson Arantes do Nascimento. Një “lamtumirë” e thjeshtë për mbretin e përjetshëm Pelé nuk do të jetë kurrë e mjaftueshme për të shprehur dhimbjen që e gjithë bota e futbollit po përjeton aktualisht. Një frymëzim për kaq shumë miliona, një referencë dje, sot dhe përgjithmonë. Dashuria që më tregoje gjithmonë ishte reciproke në çdo moment që e ndanim edhe nga distanca. Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në secilin prej nesh futbolldashësit. U prehsh në paqe, Mbreti Pelé!

Please follow and like us: