Albspirit

Media/News/Publishing

UNIVERSITETET DHE SHKENCA NË BOTË: 10 FAKTE DHE SHIFRA

Geron Kamberi
Në një botë ku sot janë rreth 25,000 universitete të shpërndara në 193 vende anëtare të OKB, me rreth 7.5 milionë studiues, akademikë e lektorë të shpërndarë në këto universitete kupton rolin që kanë luajtur dhe luajnë këto qendra të dijes e shkencës në zhvillimin e shoqërisë.
Më poshtë jam përpjekur të përzgjedh e rendis 10 fakte e shifra, të cilat njëkohësisht dëshmojnë disa nga elementët kryesorë që nuk janë vetëm kuriozitete, por fakte me interes të një komuniteti me rëndësi për shoqërinë njerëzore sië është komuniteti akademik dhe i kërkimit shkencor…
I. 10 UNIVERSITETET MË TË VJETRA NË BOTË SIPAS VITIT TË KRIJIMIT
1. Universiteti i Bolonjës, 1088, Bolonja-ITALI
2. Universiteti i Salamankës, 1134, Madrid-SPANJË
3. Universiteti i Parisit/Sorbonës, 1150, Paris-FRANCË
4. Universiteti i Oxfordit, 1196, Oxford-ANGLI
5. Universiteti i Kembrixhit, 1209, Kembrixh-ANGLI
6. Universiteti i Padovas, 1222, Padova-ITALI
7. Universiteti i Napolit Frederiku i II-të, 1224, Napoli-ITALI
8. Universiteti i Sienës, 1240, Siena-ITALI
9. Universiteti i Coimbras, 1290, Coimbra-PORTUGALI
10. Universiteti i Complutense, 1293, Madrid-SPANJË
* Në disa prej klasifikimeve të universiteteve më të vjetra në botë përfshihet edhe Universiteti i Al Azharit në Kajro të Egjiptit, i themelur në vitin 970, por nga pikëpamja formale statusin e universitetit e ka marrë në vitin 1961 ,megjithëse ka shërbyer si shkollë teologjike (medrese).
II. 10 UNIVERSITETIT MË TË MIRA NË BOTË (SIPAS KLASIFIKIMIT TË QS WORLD UNIVERSITY RANKING, 2022)
1. Instituti i Teknologjisë së Masachusetts-MTI, 1861, Boston –Massachuseets, SHBA
2. Universiteti i Kembrixhit, 1209, Kembrixh, ANGLI
3. Universiteti i Stanfordit, 1891, Stanford, Kaliforni, SHBA
4. Universiteti i Oxfordit, 1196, Oxford, ANGLI
5. Universiteti i Harvardit, 1636– Boston-Massachuseets, SHBA
6. Instituti i Teknologjisë së Kalifornisë –CALTECH, 1907, Pasadena-Kaliforni (SHBA)
7. Kolegji Imperial, 1907–ICL, Londër, ANGLI
8. Kolegji Universitar i Londrës –UCL, 1826, Londër, ANGLI
9. Instituti Federal Zvicerian i Teknologjisë- ETH Zyrih, 1855, Zyrih, ZVICËR
10. Universiteti i Çikagos, 1890, Çikago- Illinois, SHBA
III.10 UNIVERSITETET TË RENDITURA SI MË TË MIRA NË EUROPË
1. Universiteti i Oxfordit, 1196, Oxford, ANGLI
2. Universiteti i KembrIxhit, 1209, Kembrixh, ANGLI
3. Kolegji Imperial, 1907 –ICL, Londër, ANGLI
4. Instituti Federal Zvicerian i Teknologjisë- ETH Zyrih, 1855, Zyrih, ZVICËR
5. Kolegji Universitar i Londrës –UCL, 1826, Londër, ANGLI
6. Universiteti i Edinburgut, 1583, Edinburg- Skoci, ANGLI
7. Universiteti Teknik i Mynihut –TUM, 1868, Mynih, GJERMANI
8. Universiteti i Mynihut Ludwig Maximilian – LMU, 1472, Mynih, GJERMANI
9. Kolegji Mbretëror i Londrës – KCL, 1829, Londër, ANGLI
10. Shkolla e Shkencave Ekonomike e Politike e Londrës -LSE, 1895, ANGLI
IV.10.UNIVERSITETET MË TË MËDHA NË BOTË NGA NUMRI I STUDENTËVE
1. Universiteti Kombëtar Indira Gandi, 1985, New Delhi, INDI
2. Universiteti Allama Iqbal, 1974, Islamabad, PAKISTAN
3. Sistemi i Kolegjeve Komunitare të Kalifornisë, CCCS, 1967, Kaliforni, SHBA
4. Universiteti Kombëtar i Bangladeshit, 1992, Gazipur, BANGLADESH
5. Universiteti i Anadollit, 1958, Eksisehir, TURQI
6. Universiteti Islamik Azad, 1982, Teheran, IRAN
7. Rrjeti i Universiteteteve Laureate International, 1999, Global
8. Universiteti i Hapur i Bangladeshit, 1992, Gazipur, BANGLADESH
9. Universiteti Terbukas, 1984, Xhakarta, INDONEZI
10. Instituti Kombëtar i Teknologjisë, 1948, Meksiko, MEKSIKË
V. 10 VENDET ME NUMRIN MË TË MADH TË UNIVERSITETEVE NË BOTË
1. INDIA – 8,410 universitete
2. SHBA- 5,762 universitete
3. ARGJENTINA- 1,709 universitete
4. SPANJA– 1,1417 universitete
5. MEKSIKA- 1,343 universitete
6. BANGLADESH- 1, 270 universitete
7. INDONEZIA- 1, 239 universitete
7. JAPONIA– 1,226 universitete
8. FRANCA – 1,064 universitete
9. KINA – 1,057 universitete
VI. 10 VENDET ME NUMRIN MË TË LARTË TË ÇMIMEVE NOBEL (1901-2022)
SHBA — 400
Anglia — 138
Gjermani — 111
Franca — 71
Suedia — 32
Rusia— 32
Japonia — 29
Kanada — 28
Zvicra— 27
Austria — 22
VII. 10 REVISTAT SHKENCORE ME FAKTOR IMPAKTIN (IMPACT FACTOR-IF) MË TË LARTË NË BOTË
*Impakt Faktori është një indikator ndërkombëtar i njohur bibliometrik që mat nivelin mesatar citimeve të artikujve të një reviste duke pjesëtuar numrin total të artikujve të kësaj reviste të botuar në 2 vitet e fundit me numrin e herëve që është cituar. Për të gjendur këtë indikator, përdoret JCR –Journal Citation Report –JCR Raporti i Citimit të Revistës. Ai verifikohet duke patur akses në dy prej databaseve të mëdha të revistave shkencore që botohen sot në botë siç është Scopus-i që botohet nga kompani Elsevier dhe Web of Science që botohet nga kompania Clarivate. Në këtë rast gjithmonë duhet patur parasysh faktin që revista për të cilën kërkon t’i matësh Impakt Faktorin(IF) të jetë e regjistruar në një nga këto baza të dhënash.
1. The New England Journal of Medicine – Impact Factor (IF) -74.7
2. Chemical Reviews – Impact Factor (IF)-60.62
3. The Lancet- Impact Factor ( IF)-59.1
4. Journal of American Medical Association (JAMA) – – Impact Factor (IF)-56.7
5. Nature Biotechnology – – Impact Factor (IF)-54.91
6. Chemical Society Reviews – Impact Factor (IF)-54.56
7. Nature – Impact Factor( IF) – 42.78
8. Science – Impact Factor (IF)-41.84
9. Nature Energy- – Impact Factor (IF)-46.5
10. Nature Materials -– Impact Factor (IF)-43.84
VIII. 10 VENDET QË SHPENZOJNË NGA 2 % DERI MË SHUMË TË GDP KOMBËTARE PËR SHKENCËN
1. Izraeli – 4.8 %
2. Koreja e Jugut-4.5 %
3. Zvicra-3.37 %
4. Suedia- 3,31 %
5. Gjermania -3.31 %
6, Japonia- 3.3 %
7. Austria-3.2 %
8. SHBA-3.07 %
9. Danimarka-3.04 %
10. Finlanda- 2.08 %
IX. 10 PARQET SHKENCORE MË TË MËDHENJ NË BOTË
Një park shkencor njihet ndryshe edhe si “parku i shkencës dhe teknologjisë( STP)”. Ai është një hapësirë fizike e pajisur me ambiente të shumta dhe infrastrukturë kërkimore shkencore ku mund të jenë të vendosura njëkohësisht shumë kompani e biznese që përfitojnë nga inovacionet, e shpikjet që realizohen nga studiuesit e shkencëtarët e ndryshëm që punojnë në këto parqe shkencore. Ato mund të krijohen nga struktura publike ose private apo edhe në bashkëpunim mes tyre. Silicon Valley (Kaliforni,SHBA) është parku i parë shkencor në botë. I njohur fillimisht si Parku Shkencor i Universitetit të Stanford-it, Silicon Valley daton në fillim të viteve 1950. Ai u pasua nga Sophia Antipolis (Francë) në Evropë në vitet 1960 dhe Tsukuba Science City (Japoni) në Azi në fillim të viteve 1970. Kjo treshe përfaqëson parqet shkencore më të vjetra dhe më të njohura në botë.Sot, ka mbi 400 parqe shkencore në mbarë botën dhe numri i tyre është ende në rritje. Në krye të listës renditet SHBA-ja, e cila raportohet të ketë më shumë se 150 parqe shkencore në të gjithë vendin
1. Parku Shkencor i Plymouth-it, Plymouth, ANGLI
2. Parku Shkencor e Teknologjik i Isfahanit, Isfahan, IRAN
3. Parku Shkencor i Purdue, Purdue-Indiana, SHBA
4. Parku Shkencor i Johanneberg, Gotenborg, SUEDI
5. Parku Shkencor Lindhohelm, Gotenborg, SUEDI
6. Parku Shkencor i Salngreskas, Gotenborg, SUEDI
7. Parku Shkencor i Turku – Turku, FINLAND
8. Parku Shkencor i Hong Kong, HONG KONG
9. Parku Shkencor i Hsinchu, Hsinchu, KINË
10. Parku Shkencor Trekëndor- Chapel Hill, Raleigh, Durham –Karolina e Veriut, SHBA
X. 10 SHKENCËTARËT MË TË MËDHEJ TË TË GJITHË KOHËRAVE
1. Albert Ajnshtajn, 14.03.1879-18.04.1955, GJERMANI
2. Mari Curie, 07.11.1867-04.07.1934, POLONI
3. Isaak Newton, 04.01.1643-31.03.17270, ANGLI
4. Carls Darwin, 12.02.1809-19.04.1882, ANGLI
5. Nikola Tesla, 10.07.1856-07.01.1943, KROACI
6. Galileo Galilei, 15.02.1564-08.01.1642, ITALI
7. Ada Lovelace, 10.12.1815-27.11.1852, ANGLI
8. Pythagora, 570-490 p.e.s, GREQI
9. Karl Linneaus, 23.05.1707-10.01.1778, SUEDI
10. Rosalind Franklin, 25.07.1920-16.04.1958, ANGLI
Please follow and like us: