Albspirit

Media/News/Publishing

Alfred Çako: Balsonaro i Brazilit ka origjinë shqiptare, shihet si hero kundër qeverisë botërore

Pse protestojnë brazilianët – ishte tema në emisionin “Jashtë Matriksit” nga Alfred Cako në 10 Janar 2023 në RTV Ora.

Cako: Në Brazil u bë në protestë kundër presidentit të majtë Lula. Ai u largua nga kryeqyteti dhe institucionet u kapën nga simpatizantët e ish-presidentit të djathtë.

Ai ka një origjinë shqiptare, sikurse e ka pranuar vetë, pasi në dejet e tij ka gjak nga Italia e jugut dhe nga stratiotë shqiptarë, si dhe nga një degë tjetër gjermane e kryqëzuar në Brazil.

Bolsonaro është një person ushtarak dhe qysh në fund të viteve ’80, u punësua si artileri në ushtri dhe më pas kaloi në politikë duke u zgjedhur si këshilltar.

Ithtarët dhe mbrojtësit kundër qeverisë së fshehtë botërore, Bolsonaro ka qëndruar si president dhe njihet si një ndër heronjtë e gjallë të kohës tonë.

Bolsonaro nuk ka mbajtur asnjëherë maskë edhe pse vetë u sëmur, ndërsa nuk i ndali daljet në publik dhe u bëri thirrje njerëzve që të mos mbajnë maskat me detyrim.

Bolsonaro ka qenë në ShBA gjatë sulmeve dhe i ka larë duar duke thënë se nuk është dakord me sulmet, ndërsa qeveria legjitime e Lulës është kthyer në detyrë./oranews

Please follow and like us: